Publikimi i urdhrave për vrasjet më 21 Janar e ka tronditur Mulin.
Edhe pse gazetari tha që i kam marrë nga një shërbim i huaj, Muli e kuptoi se ato ishin regjistrime të një gardisti afër komandantit të Gardës.
I shqetësuar, nisi ta bisedojë këtë çështje me Lelon.
-A beson ti që ja kanë dhënë amerikanët, tha Muli?
-Jo, tha Lelo. Amerikanët po qe se i kanë, kanë gjithë telefonatat dhe serverin, s’kanë nevojë për radiot.
Këto i ka pas dikush që nuk ka qenë i sigurtë në atë që po bënte dhe e ka regjistruar.
-Atëherë Luli qenka, tha Muli.
Ai ishte i pasigurtë atë ditë.
Rrinte i tërhequr, ishte i frikësuar, nuk u përzje me Gardën, shikonte vetëm Policinë....
-Ai mund ta ketë bërë, tha dhe Lelo. Nuk është çudi.
E ka dorëzuar me shpresë se arrestohet Ndrea e pastaj dhe Doktori.
-Duhet ta demaskojmë, tha Muli.
Të themi që këto janë përgjime të Lulit që ja ka dhënë Edi Ramës.
-E bëjmë, por pastaj duhet të pranojmë që janë të vërteta, tha Lelo.
Po e pranuam atë, e ha Doktori.
Ndaj e kemi më kollaj të themi që janë false.
Është pak a shumë si ajo skema e pastrueses që vjedh lekët e këtyre zyrtarëve, por që ata nuk e denoncojnë dot.
Dhe ne e dimë që na e ka bërë Luli, por nuk denoncojmë dot, se pastaj duhet të pranojmë që është e vërtetë dhe e ha Doktori.
-Po, ke të drejtë, tha Muli.
Nuk i dihet se çfarë ka pas kësaj.
Mund të ketë kaseta të tjera.
-Edhe ky është një rrezik, tha Lelo.
Është fiks si ajo puna e pastrueses që nuk iu del njeri zot lekëve.
Dhe këtu s’ka për t’iu dalë njeri zot kasetave, se kush u del zot e ha.
Zoti Rama po me universitetin Funeral, kur do mereni, Astrit Veliaj drejton albanian university, tek ish hotel internacional ne qender te tiranes posht funeral siper godines universitet cmenduri e till vetem ne shqiperin ton mund te ndodhi, Po kjo ministria arsimit mbi cfar kriteresh e akrediton??
Keti behu gati edhe ti se do kendojme kengen Luli Luli kush ta nguli??
Vetem po tja shofesh surratin ketije Astrit Veliajt e kupton se ça universitetit drejton???? Turp e faqja zeze??? Universitet qe nxjerr analfabete