Muli dyshon se Lirin e kapin krizat çdo pranverë 

4 Prill 2024, 19:20Antena TEMA

Muli po diskutonte sot me Lelon mbi këto çrregullimet e Ilir Metës dhe kishte gjetur një gjë të përbashkët.

-A të kujtohet kur më the për herë të parë që ky nuk është në rregull, i tha Muli?

Më 2 mars 2020, kur bëri atë mitngun e 2 marsit.

Mua mu nxi jeta duke sjellë demokratët me autobus në Tiranë, ai doli aty me Gim Neshon, u ul në gjunjë, bëri shqiponjën dhe bërtiste si i lajthitur “Rroftë populli i 2 marsit”.

Më pat thënë një shkodran atëherë:

“Po mirë mor Muli, të paktën na shkodranëve na lini 2 prillin, çfarë pune kemi ne me 2 marsin dhe Lir Metën.”

Pastaj nga vjeshta u duke sikur u qetësua.

Sa erdhi prapë pranvera më 2021, lajthiti.

Vinte kapele në kokë, takohej fshehurazi nga Gjiri i Lalzit me kriminelë, shkoi rrahu rojet tek selia e Sali Shehut, akuzoi Luan Ramën si tradhtar dhe na humbi zgjedhjet.

Të gjithë thoshim iku nga mendja, s’ke ça bën.

Erdhi vjeshta u qetësua përsëri.

Pastaj erdhi 2022. Filloi prapë ato lajthitjet për dosjen e sigurimit, jo kam qenë I.M, jo s’kam qenë, jo janë dy I.M etj.

Erdhi vjeshta, u qetësua prapë.

Erdhi 2023, lajthiti prapë në fushatë. Jo pozonte me macen, jo me qenin.

Në vjeshte u qetësua prapë.

Tani erdhi prapë pranvera, filloi hipën majë hekurave, bën palestër, poston marrëzira. 

Mendoj se ka një gjë të përbashkët në gjithë këtë histori.

Ai çmendet çdo mars. Duhet të gjejmë një mënyrë ta zbusim këtë punë dhe ta bëjmë të qartë që mars- prill, mos fol me shokun Ilir.

-E vetmja gjë që e justifikon është se ka ditëlindjen në mars, tha Lelo, dhe ka lindur ditën e Novruzit.

Ndoshta i kujtohet që gjyshja do t’ia kishte vënë emrin Novruz dhe i prishet gjaku.

-Po mirë qenka kjo, tha Muli.

Se ai ka marrë një pamje sikur e ka emrin Novruz.

3 Komente

  1. c
    ceni

    Ai me teper i perket emrit Hajdar se sa Novruz,sepse Muli nuk di qe ka emer te tille.

    1. K
      Kalifa 77.

      Ngele ngul shkul me mulin cdo dite o i meruar.E ke ber gazeten paçavure.Mbahesh per gazetar me sqim.Servilismi i juaj ndaj politikes është në shkallë sipërore.Behuni nje dit gazetar perëndimor se u doli boja me keto paçavure qe shkruani çdo ditë.

      Lini një Përgjigje