Muli dyshon se pas komplotit të FBI qëndron Luli 

26 Janar 2023, 18:22Antena TEMA

Thirrja e Zenit në SPAK e shqetësoi Mulin.

Vetëm përfytyrimi se Zeni është ulur para prokurorit dhe ai e ka pyetur:

-Emrin e babës, emrin e nënës, a je i dënuar më parë...

Tmerr. Si mund t'ia bëjnë ata Zenit atë.

Po si nuk i është dridhur dora kur ai ka thëne emrin e babës. E tmerrshme.

Lelo e kishte marrë më qetë.

-Po nuk ka problem mo burrë, i tha. Një orë e mbajtën.

D.m.th nuk ka pas përse ta pyesin.

-Nuk i dihet, tha Muli.

Mund të jetë dhe që kanë qenë të qartë.

Nuk i dihet asaj. Puna është pse e thirrën.

Se tani që e bënë rrugë e thërrasin sa herë të duan.

-Mendoj që e kanë bërë këta të FBI, tha Lelo.

Ngaqë këtu diskutohet për FBI, ata kanë urdhëruar SPAK të thërrasë Zenin të diskutohet dhe për ta.

Është lojë e tyre.

-Kjo është dhe më keq, tha Muli.

Për kaq gjë dhe thërrasin Zenin.

Mendo sikur të dënohet ai zyrtari i FBI, ça i bëjnë këtij.

-Ka dhe një pisllëk kundër Tropojës, tha Lelo.

Kanë gjetur dy djem nga Tropoja për të sakrifikuar Zenin dhe Nezën.

D.m.th në dy skandale të mëdha, në qendër vënë dy djem nga Tropoja.

Për të treguar që Tropoja merr më qafë gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë.

E gjitha kjo na kushton, se ne e kemi të parin nga Tropoja.

-Edhe ky është një problem më vete, tha Muli.

Se duan të thonë që të gjitha këto i ngatërron Doktori.

Ndaj duhet të gjejmë një fabulë që ta shkëpusim këtë punën e Tropojës nga skandali. 

-E vetmja gjë e besueshme është të themi se këtë e ka bë Lul Basha.

Se ai del i fituar nga skandali.

E para, del që është përndjekur nga Edi Rama dhe është armik real i tij, ndryshe nga sa themi ne, që janë miq.

E dyta, nuk del asgjë për Doktorin, d.m.th nuk del që Rama të ketë sulmu Doktorin.

Kjo e forcon Lulin, se me një gur vret dy zogj.

Ndaj duhet të përhapim idenë që e gjithë kjo ka qenë lojë e Lulit me Yuri Kim, për të bashkuar Ramën me Doktorin kundër Lulit.

-E gjete, tha Muli.Madje kjo mund të jetë dhe e vërtetë.

Këtë duhet të themi.

Lini një Përgjigje