Muli dyshon se tek Parti e Metës do krijohet fraksioni i Vulës 

18 Prill 2024, 20:42Antena TEMA

Pas sulmit të Metës mbi ish drejtuesit e partisë dhe kryesisht klanit të Monikës, Mulin e ka kapur shqetësimi se mos dhe Partia e Lirisë ndahet në dy fraksione, në Fraksionin e Vulës dhe në rithemelim. Aq më tepër që Meta e ka përmendur fjalë për fjalë ketë rithemelimin. 
-Ndiqe pak me kujdes këtë Monikën i tha Lelos dhe më thuaj a ka ndonjë rrezik që ajo ti marr vulën Metës. 
-Ka shumë mundësi tha Lelo ta bëj, pasi LSI nuk është shkrire, thjesht i ka hapur rrugë partisë së Metës. Kështu që ajo mund të thotë nuk e kam çregjistruar partinë dhe të vazhdoj me atë. 
Kështu që ajo do ketë LSI dhe vulën Meta do ri themeloj patinë e Lirisë 
-Po selinë tha Muli? 
-Selinë me letra e merr Monika, por meqë i ka shumicën gra dhe nuk bëjnë dot betejë si ne më 8 janar, do ti mbetet Metës. Mona do marr shtëpi me qira. 
-Për ne rëndësi ka që janë të dy palët kundër SPAK, tha Muli. Nuk mendoj se duhet të ndërhyjmë në punët e brendshme. Aq më tepër që asnjë pal nuk ka ardhur tek rrugica. 
-E vërtet tha Lelo. Nuk ka pse të marrim pozicion, kundër Monikës por duhet të mbrojmë Metën, se ai po mbron të vërtetën. Dhe e vërteta është që SPAK është organizatë kriminale siç ka thënë dhe Doktori. 
Aq më tepër që ata nuk kanë probleme familjare kanë probleme politike. Ndryshe nga familja e Doktorit që ka dhe unitet familjar por më shumë unitet politik, familja e tyre nuk ka unitet politik. Dhe kjo gjë na frenon të hyjmë në punë të brendshme të tyre. 
-Po ky Lul Bash ame kë fraksion është ke kuptuar gjë tha Muli? 
-Luli është ofruar të jetë kryetar i Komisionit të Sekuestrimit të Aseteve të LSI, meqë ka përvojë nga Ukraina tha Lelo. Dhe kjo mund ta afroj shumë me Monikën, se ajo do kërkoj të shpëtojë ndonjë gjë. 
 

Lini një Përgjigje