Muli e shikon me shqetësim konkurrencën e videove të Ilir Metës me Doktorin 

9 Prill 2024, 20:11Antena TEMA

Videot e fundit të Ilir Metës kanë bërë namin.

Vetëm gjatë ditës së sotme ai ka katër video virale, që nga kënga prill- maj, Vlorës mos ju ndaj, tek ngjitja përsëri mbi hekura, vizita në Skrapar dhe ajo përgatitja për malin e Çukës. 

Të gjitha videot, kanë sfumuar aktivitetin e opozitës dhe janë bërë virale. 

-Shqetësimi i parë që kam, është se vidoet e atyre që flasin tek Rrugica e Shpresës tani nuk janë më virale, se ua kalojnë videot e Ilir Metës.

Si t’ia bëjmë, i tha Muli, Lelos? 

-Vet e kemi fajin, tha Lelo.

Thirrëm gjithë të çmendurit tek rrugca dhe harruam Metën.

Atij i ngeli qejfi dhe po na bën konkurrencë.

Duhet të ishim treguar të kujdesshëm dhe ta kishim thirrur dhe atë. 

-Nuk na shkoi mendja që i kishte konkurrentë ata, tha Muli.

Tani duhet ta rregullojmë këtë punë. 

-Tani s’të vjen më në rrugicë ai, iku, ka marrë malet.

Po ta konkurrojmë nga rrugica. 

-Po ku të gjejmë të çmendur të tjerë, këta kemi, tha Muli.

Këta tanët thonë gjëra më të rënda, po nuk i njeh njeri e s'bën përshtypje.

Se janë më të çmendur se Meta. Por ai na e fut se është i njohur. 

-S’kemi rrugë tjetër, tha Lelo.

Do thyejmë një nga ato City Light-et para Doktorit dhe i çmenduri i radhës që do vijë tek rrugica ta hipim sipër saj dhe të thotë: Ilir Meta nuk hipën dot këtu 

Kështu ai mund të preket në sedër e të vijë tek Rrugica e Shpresës, duke rikthyer vëmendjen tek Doktori. 

-Po sikur të vendosë të ngjitet nëpër pemë deri tek dritarja e Doktorit, tha Muli.

Dhe të na bjerë andej. 

-Nuk prish punë se heroizëm për Doktorin quhet, tha Lelo.

Puna na prishet po rrëshqiti atyre maleve dhe vdes pa kuptim. 

-Atëherë t'ia nisim punës, tha Muli.

Të sajojmë një hekur si ai që ngjitet Ilir Meta, tek Rrugica, dhe të nisë konkurrenca.

Vetëm kështu mund t’ja dalim. 

Lini një Përgjigje