Muli emëron zonjën Kokpalari edhe përfaqësuese të CIA në PD 

6 Qershor 2022, 20:24Antena TEMA

Pas suksesit që pati në shkatërrimin e grupit armiqësor të quajtur “grupi i të rinjve”, Muli propozoi sot që zonjën Kokaplari ta emërojnë dhe të dërguar të CIA në PD.

Në propozimin e tij, Muli shkruan:

“Zonja Kokaplari me lidhjet e saj të shumta në CIA, FBI Kongres dhe Senat, ka arritur të zbulojë një grup armiqësor, i cili është rekrutuar nga seksioni i Sorosit brenda CIA.

Në kasafortën sekrete të gjetur në zyrat e PD janë gjetur materiale komprometuese, që provojnë se grupi i të rinjëve ka marrë udhëzime dhe skema komploti kundër kryetarit tonë Sali Berisha (ti marrin të keqen). 

Grupi i të rinjve ka pasur një bashkëpunim të dyshimtë dhe me “Grupin e Zjarrit”, me të cilin nënkuptojmë grupin e LSI.

Nga të dhënat tona, kreu i “Grupi të Zjarrit”, Ilir Meta, po ashtu ka tentuar ta rekrutojë kreun e grupit të të rinjve, që në të ardhmen të ishin aleatë në komplotin ndaj Doktorit.

Por ndërhyja në kohë pas sinjalizimeve që morëm nga seksioni i Trumpit brenda CIA, bëri që të eliminohet “Grupi i të Rinjve” dhe “Grupi i Zjarrit”.

Veprimtaria jonë nuk do ndalet këtu.

Nga përfaqësuesja jonë në CIA do kemi të dhëna të reja dhe kush tjetër brenda nesh ka flirtuar me këtë grup.

Nga disa letra të vjetra që kemi gjetur në CIA na rezulton se dhe Pollo, Tritani, Spaho etj, kanë denoncuar Doktorin dhe kanë marrë udhëzime ta godasin atë në një moment dobësie.

Kjo na shtoi dyshimet se mund të aktivizoheshin përsëri ndaj i lamë jashtë.

Tani duhet të jemi të kujdeseshim nga Luçiano Boçi, pasi dhe ai ka dhënë herë pas here shenja lëkundje.

Përfaqësuesja e CIA zonja Kokpalari do na mbaj në korrent të ngjarjeve”.

Lini një Përgjigje