Muli entuziast për premtimin e parë për trasportin falas për Tiranën 

25 Mars 2023, 18:56Antena TEMA

Premtimi i parë i Këlliçit për Tiranën ishte shumë i fortë.

Ai premtoi transport publik falas.

Muli thirri Lelon me urgjencë ti bëhej jehonë në media këtij premtimi.

-Mendoj se nuk është mirë t’i bëjmë shumë jehonë, tha Lelo.

Është mirë t’i bëjmë jehonë në ndonjë emision që nuk shikohet, që ta kemi vetëm si dokument.

-Po është premtim i fortë, mund të na bëjë punë.

-Po ndaj them, se është i fortë, tha Lelo.

Pastaj hapen orekse.

A vlen vetëm për autobusa, apo dhe për trenin?

Pale sikur të bëhet dhe tramvaji që patëm premtuar.

-Po më e keqja është se do na fusë në sherr me Bashkinë e Kamzës.

Ti e di që ne gjithë elektoratin e kemi në Kamëz.

Ata me ardh në Tiranë do vijnë me lekë, pastaj nga qejfi që këtu është pa lekë, s'do zbresin nga autobusi.

D.m.th nëse do ta bëjmë në Tiranë këtë, duhet t’ia bëjmë si premtim dhe Kamzës, ndryshe na përçahet elektorati.

Ca jemi të përçarë, dhe kjo na duhet.

-Po si t'ia bëjmë, tha Muli, që të mos e marrë vesh Kamza si premtim?

-T’ua ndajmë me sms vetëm votuesve në Tiranë, tha Lelo.

Kjo është zgjidhja.

-Por po fitoi, a bëhet kjo, tha Muli?

-Unë shpresoj se Belo e ka bërë si premtim që të vërë në pozitë të vështirë lalin, ngaqë nuk fiton, se po të fitonte nuk kishte pse e bënte.

-Ke të drejtë, tha Muli.

Kjo është e vetmja mënyrë ta shkatërrojmë lalin.

Duhet të bëjmë premtim dhe për ujin pa lekë, se është dhuratë nga Zoti, s’ke pse paguan, tha Muli.

1 Komente

  1. h
    hahaha

    -Unë shpresoj se Belo e ka bërë si premtim që të vërë në pozitë të vështirë lalin, ngaqë nuk fiton, se po të fitonte nuk kishte pse e bënte. /// hahahahahaha

    Lini një Përgjigje