Muli entuziast që tani ka dhe parti online

27 Korrik 2023, 19:25Antena TEMA

Muli u bë shumë entuziast sot me shpikjen e Gaz Bardhit për të pasur një Këshill Kombëtar online. 
-Paskam vuajtur kot gjithë jetën i tha Muli- Lelos. Kam një jetë të tërë që punoj duke bërë mitingje, duke montuar skena, duke lidhur drita, duke paguar autobuza e hotele për anëtarët e partisë. Ky Gaz Bardhi bythë e zgjuar. U fut aty në një sallë, hapi kamerën dhe filloi mbledhjen. Kostua zero. Dhe internetin e paguan Kuvendi. 
-E drejt tha Lelo. Ka disa përparësi. 
E para është kostua zero. Kjo ka rëndësi se jemi në opozitë. Ne kemi hequr shumë në këtë pikë. 
E dyta është numri i pjesëmarrësve. Këtë radhë Gazi nuk bëri gafën që bëri kur mblodhi Kuvendin e Lulti që tha 4500 anëtarë në një sallë me 1500 vende. Tani ai mund të mbledhë dhe 4500 vetë oniline e se kap dot. Këtu i ka fituar gjithë pikët. 
E treta është se është kollaj të vësh dhe emrat që morën pjesë si të duash se onlinë janë. Nuk na kishte shkuar mëndja më parë tek kjo shpikje. 
-E vërtet tha Muli. Vetëm për  këtë ai meriton ta bëjmë nënkryetar tek Foltorja. Një ide vërtet novatore që e reformon plotësisht partinë tonë. Vetem votat online urrej se me ato humbasim. Po partia online qenka yll.
 

Lini një Përgjigje