Muli futet në makth nga distancimi i Metës prej Tit Vasilit 

22 Korrik 2023, 18:37Antena TEMA

I pyetur për thirrjen e Tit Vasilit në SPAK, Meta tha se nuk mban përgjegjësi për kohën që nuk ka drejtuar LSI.

-Këtu fshihet një zhvillim i madh, i tha Muli, Lelos.

Ose Meta do të heqë qafe Monikën dhe Tit Vasilin duke ja dorëzuar drejtësisë, ose do ta mbajë mirë me SPAK se ka hallet e veta.

-Kam më shumë frikë versionin e pare, tha Lelo.

Nëse ai e lëshon Monikën dhe Tit Vasilin dhe i akuzon për këto fondet e lobimit, atëherë ai e kalon radhën e LSI.

D.m.th quhet dhe familje dëshmori se i është dënuar gruaja, del dhe në rregull vetë.

Kjo duhet parë me kujdes.

Tek e dyta nuk besoj shumë, se këta të SPAK nuk para mallëngjehen shumë.

-Nëse është e para, atëherë ai ka një filozofi krejt tjetër nga Doktori, tha Muli.

Doktori nuk ka lëshuar asnjërin gjithë jetën.

Jo më djalin e vajzën që nuk bëhet fjalë, por asnjë.

Kurse ky po lëshon dhe gruan.

Kjo na bie ndesh si filozofi koalicioni.

Kam frikë se e bën që të ndahet nga ne e të thotë nuk na përputhen parimet.

-Nuk di ç’të them, tha Lelo.

Duhet ta shikojmë me kujdes se çfarë do të thotë me këtë gjë.

Mos është duke i çuar sinjal Doktorit që dhe ai të lëshojë familjarët e vet nëse ja merr SPAK-u?

Kjo do të ishte fundi i botës.

-Çfarë nuk pret nga ai, tha Muli. E njoh mirë unë.

1 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Natyrisht, duke bërë humor ju thoni mjaftë të vërteta. Por mos u çudisni, 1vit ose 6 muaj përpara zgjedhjeve të 2025 atë e keni në krah të Ramës. Atëhere Bela, Tela, Nela, Soni, Loni, Vini, Ina, Iva, Riva, e plot rilindas me "dinjitet" do thonë: " Uaaa, mami, sa i mirë është ky shoku Ilir, sa i mirë! Na u thaftë goja që e shamë për kaq vjet."

    Lini një Përgjigje