Muli gati strategjinë pasi Luli po rikthehet kryetar 

24 Maj 2023, 18:34Antena TEMA

Pas daljes së sotme të Lulit, i cili duket se do garojë për kreun e PD zyrtare, Muli u qetësua.

-Më në fund kemi me se të merremi, i tha Lelos.

Ishim shumë keq. Njerëzit mendonin se Luli kishte ikur dhe ne e akuzonim kot.

Tani të paktën kemi çfarë themi.

-E vërtet, tha Lelo. Por duhet të gjejmë akuza të reja, se ato të vjetrat nuk na pinë më ujë.

S'na shtuan ndonjë votë.

-Na duhet të gjejmë arsye përse gjatë një viti pa Lulin PD nuk u bashkua me Doktorin, tha Muli. Ky është problem.

Se Luli mund të thotë u lashë një vit e ca kohë ta merrnit PD e nuk e morët dot.

Këtë duhet të argumentojmë.

-Patjetër, tha Lelo.

Duhet të japim një shpjegim sa më të thjeshtë për demokratët, që dhe ta kuptojnë.

Fjala vjen, kur të themi që këtë vit që nuk ishte Luli kush e pengonte bashkimin, duhet ta ilustrojmë me fakte.

Dhe unë mendoj se kemi një version të besueshëm.

Duhet të krijojmë këtë fabulë.

Luli bëri sikur u tërhoq me qëllim që PD dhe njerëzit e tij të vinin tek ne si të penduar për sherrin me Doktorin.

Pasi të vinin tek ne dhe ne t’i fusnim në struktura, ata do nisnin sërish kryengritjen kundër Doktorit, duke kërkuar largimin e tij dhe rikthimin e Lulit në krye të Foltores.

Pasi zbuluam komplotin ja parashtruam Doktorit dhe ai tha: Në asnjë mënyrë.

Merrni vetëm disa prej tyre. Nuk na duhen të gjithë.

Dhe kështu ngelëm vetëm me Salianjin.

-Shumë e qartë, tha Muli. Kjo është e besueshme.

Ai donte të përdorte PD-në e vulës si kali i Trojës brenda Foltores.

Vetëm kjo i bind demokratët.

Lini një Përgjigje

Blog Tema