Muli gjen magjinë në zyrat e PD, që ka fshehur paratë ruse

16 Shtator 2022, 19:26Antena TEMA

Në përpjekje për të gjetur paratë ruse në PD, Muli kërkoi sot gjithë ditën nëpër sirtarët e mbetura të SHQUP.

Në kat të parë e filloi kontrollin nga banjat, drejt sallës së mbledhjeve.

Në një cep të dyshimtë në banjë, ju duk se kishte një kasafortë në mur.

Gërmoi pak dhe u hap nj dollap në mur.

Aty kishte gaz lotësjellës dhe kundragaz.

-Maskarai, tha. I paska fshehur këtu për betejën e 8 janarit.

Pastaj filloi të kontrollojë sallën kryesore. Nuk dukej gjë.

Hodhi sytë lart nga perdet.

Vuri re tek korniza e grilës se kishte diçka që nuk shkonte.

U ngjit në karrige e kontrolloi, dhe gjeti një shtizë hekuri të fshehur në rulin e saj.

-Çfarë plehre, tha. Ka fshehur dhe shtizë hekuri kundër demokratëve me 8 janar.

Pastaj vijoi në kat të dytë tek zyra e Albanës.

Albana vet kur ka rihyrë e ka kontrolluar me kujdes, por Muli po përpiqej me syrin e policit të gjente ndonjë vend të fshehtë.

Pikasi një sirtar të maskuar brenda dollapit.

E hapi me kujdes. Gjeti një shami që ishte mbështjellë diçka brenda saj.

E hapi, gjeti dy fije floku dhe një gur stralli. 

-Magji, mendoi me vete. I kanë bërë Albanës magji ndaj nuk i ecën.

Me siguri Grida Duma mendoi, se ajo donte të bëhej kryetare e gruas.

Pastaj u sqarua situata. Ishte një magji e gjetur në zyrën e Belos dhe kishin menduar që ja ka bërë Albana, dhe e kishin futur në zyrë të Albanës.

-A gjetët gjë, pyeti Doktori i shqetësuar në telefon?

-Asnjë shenjë, Doktor. Gjetëm një magji te zyra e Albanës.

Këta thonë që ka qenë tek zyra e Belos...

-Lere se ajo magji na ka marrë më qafë, ajo magji.

Me atë magji që na ka bërë, na janë dukur paratë ruse si para shqiptare.

Duhet ta denoncojmë atë magji.

Merre se do ta çojmë në Prokurori!

Lini një Përgjigje