Pas zhurmës së madhe që po bëhet për kullën e Zenit në qendër të Tiranës, Muli thirri Lelon të gjenin një zgjidhje se si duhej të distancoheshin prej saj.
-Vetëm Adriana Kalaja është e besueshme, tha Lelo.
Ajo ka premtuar që do t’u vërë bombat kullave në Tiranë.
Nxjerrim atë dhe ajo premton që do t’i vërë bombën që ditën e parë.
-Puna është se mos ajo e merr seriozisht si detyrë dhe trembet e ikën fare, tha Muli.
I duhet thënë që është lojë, nuk do ti hedhi vërtet në erë.
-Patjetër, ja shpjegoj unë, tha Lelo.
Madje ti premtoj dhe ndonjë biznes në ndonjë kat të kullës kur të mbarojë.
-Dhe kjo është gjë e mirë.
Vetëm kujdes, jo kështu dyqan për brekë apo veshje të tjera të brendshme, se mos i bën konkurrencë Karminës.
Të gjejë ndonjë gjë tjetër
-Patjetër, tha Lelo. Mund të hapi dhe ajo një Akademi si Grida, të shpjegojë si të motivohesh në jetë për të bërë gjërat e duhura.
Sapo njerëzit të marrin vesh që ajo ka zyrë aty, i lëshojnë të gjithë zyrat dhe kulla mbetet bosh.
Kështu nuk e ka më zili njeri dhe pak nga pak ikën nami që është e Zenit.
-Kjo ka anën e mirë që the ti, por dhe anën e keqe, që Zeni bëhet simbol i dështimit dhe na dëshpërohen demokratët, tha Muli.
Lini një Përgjigje