Muli u shqetësua nga dorëheqja e Alibeajt dhe thirri Lelon për të marrë masat e duhura.
-Këta po provokojnë Doktorin, tha Muli.
Luli humbi, dha dorëheqje.
Enkelejdi humbi, dha dorëheqjen.
Këta duan t’u thonë demokratëve se kush humbet duhet të japë dorëheqje.
E gjitha kjo është një komplot kundër Doktorit.
Duhet ta zgjidhim këtë situatë.
Duhet të interpretojmë drejt këtë dorëheqjen e Enkelejdit.
-Kemi një zgjidhje, tha Lelo.
Duhet të themi se Enkelejdi nuk dha dorëheqje se humbi ndaj Edi Ramës, por se humbi ndaj Gaz Bardhit.
Gaz Bardhi përfaqësonte rrymën që kërkonte të mos kandidonin në zgjedhje, Enkelejdi nguli këmbë të kandidonin.
Siç e pamë, 200 mij vetë kanë qenë dakord me Bardhin, se nuk dolën të votojnë, kurse 100 mijë kanë votuar për Enkelejdin.
Kështu që do themi është dorëheqje karshi Gaz Bardhit.
-Kjo është kryevepër, tha Muli.
Nuk më kishte shkuar mendja.
D.m.th ta quajmë luftë të brendshme në parti.
Kurse tek ne s’ka kontestime.
S’ka alternativa të tjera, veç Doktorit.
Doktori s’ka pse jep dorëheqje.
Dhe këta kandidatët e primareve janë të lumtur që kanë dhënë jetën për Doktorin.
-Nga ana tjetër duhet të bëjmë kujdes me këta tipat që thonë “të iki dhe Alibeaj, dhe Doktori”, tha Lelo.
Këta janë të rrezikshëm, pasi këta flasin në emër të opozitës.
Ne s’kemi punë me partinë e Enkelejdit. Jemi parti më vete.
Jemi me Ilir Metën. S’kemi pse ngatërrohemi.
Se ndryshe i bie të japë dorëheqje dhe Ilir Meta. Ai i kënaqur duket.
Madje ka rritje në vota krahasuar me 2021.
Ne atë kemi kryetar partie. S’ka nga jep dorëheqje Doktori.
-Shumë qartë, tha Muli. Kjo është zgjidhja.
Këtu duhet të mbahemi fort.
Lini një Përgjigje