Muli gjen zgjidhje si te mos vijë erë puna e Doktorit 

1 Gusht 2023, 20:12Antena TEMA

Pas zgjedhjes së Lulit kryetar i PD dhe fillimin e riorganizimit të saj, Muli sot diskutoi me Lelon për një ide të re për të ardhmen e Doktorit, e cila anashkalon sulmin e Lulit.

-Duhet të bëjmë diçka që ta neutralizojmë këtë lëvizjen e Lulit, i tha Lelos.

-E kam menduar mire, tha Lelo.

Luli e bën këtë që t’i provojë shqiptarëve se Berisha nuk e bashkon dot PD. Dhe e mori pra.

Unë them t’i kundërpërgjigjemi me një gjë më të madhe.

Vërtet Doktori nuk e bashkon dot PD, por ai mund të bashkojë gjithë opozitën.

Duhet të dalim me këtë ide.

Kemi këto partitë e vogla, gjejmë sa të duash nga ato, i bashkojmë të gjitha rreth Doktorit dhe kështu e anashkalojmë Lulin. 

Kur ne të dalim me deklaratë që 35 parti të opozitës janë me Doktorin, përveç PD së Lulit, atëherë ai merr fund.

-Kjo është ide e mire, tha Muli.

Vetëm puna është si t’i fshehim fytyrat e këtyre kryetarëve të partive të mos i shohin njerëzit, se mund të na prishin më shumë punë.

-Gjejmë nga këta që nuk kan dalë asnjëherë në TV, tha Lelo. Ka plot.

Dhe njerëzit mendojnë se po bëjmë opozitë të re.

-Edhe kjo është një gjë e mire, tha Muli.

Duhet me testu këtë Dash Shehin a na vjen dhe ky me vete.

-E testoj unë, tha Lelo. Dhe mori Dashin ja shpjegoi idenë se si të bashkohemi të gjithë rreth Doktorit që të mos bjerë erë puna.

-Digjo këtu ti mer çun, i tha Dashi.

E ke parasysh atë historinë e njonit që i shkoi dikujt në shtëpi mysfair dhe ngaqë nuk gjente dot banjën, e boni atë punë në një vazo lulesh dhe e mbuloi përsëri.

Nuk ikte era disa ditë nga shtëpia.

Ndërroi shtëpinë dhe shkunë në një shtëpi tjetër, prapë nuk ikte era.

Ndërrun dhe shtëpinë e tretë e prapë nuk ikte era.

E thirri atë mysafirin në telefon i zoti shtëpisë dhe i tha.

-Ore kemi ndërru tre shtëpi dhe nuk ik ajo era jote.

Ku dreqin e ke bë?

-Epo mos e merrni vazon e luleve me vete kudo që shkoni, se aty e keni erën, i tha ai.

Ene ti kshu po na e bën këtë punë me këtë Saliun.

-Është shumë i poshtër ai, tha Muli.

Është agjent i Lul Bashës. Lëre le të mos vijë ai.

2 Komente

  1. A
    ANDI BUSHATI

    YMER QELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT RRAHMAN RRAJES SPARTAK BRAHOS EDI RAMES DHE OLSI RAMES ZENI I BABIT JA FUT KARIN NE PIDH ARMINA MEVLANIT HAHAH

    1. N
      Nari

      Hahahaaaaa ! Fantastike Mero je i pa aritshem per shkrime te tilla.Sa te kene Salen ne krye keta era mut do vine !

      Lini një Përgjigje