Muli harton letrën e Doktorit për kryeministrin britanik Sunak 

25 Tetor 2022, 19:45Antena TEMA

Me rastin e zgjedhjes së kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, Sunak, Muli thirri Lelon me urgjencë për të hartuar letrën që duhet t’i dërgonte Doktori.

-Po ç’letër mo ti dërgojmë, tha Lelo. Ata e kanë shpallur “non grata”.

-E di, tha Muli. Por sa të sqarohet kjo punë, shtyjmë dhe gjashtë muaj duke pritur përgjigjen nga Sunak.

Me gjyqin në Francë shtymë një vit duke pritur përgjigje, pastaj thanë nuk ka ardh.

Dhe me këtë e shtyjmë pak se nuk i dihet.

Ja sikur mos ta ketë mendjen ajo sekretarja e tij e të dërgoj falenderim pa dashje. Ashtu shtyjmë dy vjet.

-Ke të drejtë, tha Lelo.

Duhet parë mos ka ndonjë faqe elektronike ku urohet ky kryeministri, nga ato që të kthejnë përgjigje automatike, të tipit: “Faleminderit për urimin. E vlerësoj shumë miqësinë me ju. I juaji… Sunak.”

-Po pra, tha Muli. Ndaj mendoj t’i bëjmë këtë letrën.

Lelo ja nisi punës:

“-I nderuar kryeministër Sunak! 

Me gëzim të madh mësova lajmin e zgjedhjes suaj kryeministër përmes primareve brenda partisë.

Më vjen mirë që partia juaj po e merr këtë praktikë nga partia ime, që është Partia Demokratike më e vjetër në Shqipëri.

Siç e dini, ndërkohë që kryeministri Boris Xhonson po largohej, nën diktatin e një ambasadori të korruptuar britanik në Tiranë, më shpalli mua “non grata” për shkak të lidhjeve me mafiozë rajonal dhe lokal.

Kjo është një gënjeshtër fund e krye, që bëhet për qëllime korruptive.

Pas kësaj, Britania e Madhe nuk gjeti më qetësi.

Iku Xhonson, Liza Truss dhe tani erdhët ju.

Unë nuk e kam mallkuar Britaninë e Madhe për këtë të keqe që më bëri, por ndjej dhimbje që mallkimi i demokratëve shqiptarë e zuri këtë vend dhe nuk po stabilizohet.

Që kjo e keqe të ndalet, shpresoj që ju duhet ta zhbëni atë vendim të gabuar dhe Britania e Madhe të bjerë në qetësi.

I juaji përjetë nëse ma bëni këtë nder, Sali Berisha.

*PS: Ka djali dy muaj martuar dhe nuk bën dot muaj mjalti në Perëndim, ngeli nusja vetëm rrugëve”.

3 Komente

  1. L
    Lela Muli

    Nusja ka varur brekët tek semafori…..

    1. S
      Sali Legeni

      Hahaha!

      1. k
        kirurg

        Bravo Mero! U ktheve më duket, se nuk lexohej TemA

        Lini një Përgjigje