Muli harton platformën për të mbajtur gjallë grevën e pedagogëve 

24 Tetor 2022, 20:32Antena TEMA

Pas dështimit të grevës së pedagogëve për t’u zgjeruar dhe për të bllokuar Universitetin, Muli thirri Lelon të gjenin ndonjë ide se si t’i frymëzonin pedagogët.

-Na duhet një fabulë interesante, tha Lelo.

Duhet të prekim interesat e pedagogëve, që të kenë interes financiar.

Këta janë vetëm pedagogë të universitetit publik. Duhet t’i bashkojmë gjithë pedagogët.

-Këtë mendoj dhe unë, tha Muli. Ne duhet t’u kujtojmë atyre kohët e arta kur ishim në pushtet dhe ata merrnin disa rroga, edhe tek publiku, edhe tek privati.

Duhet t’u kujtojmë se qeveria ka mbyllur dhjetëra universitete, mes tyre dhe Kristalin dhe UFO, që kishin të punësuar 50 për qind të pedagogëve me rroga shumë të larta.

Qeveria e urren arsimin universitar, ndaj i mbylli ato dhe i la pedagogët me nga një rrogë buxhetor.

Vetëm kjo mund t’i prekë, tha Muli.

-Dakord, tha Lelo. Po e mendoj këtë si opsion.

Por duhet të bëjmë kujdes se mos mërziten pedagogët që nuk kanë punuar tek Kristali dhe UFO, dhe na prishet dhe më keq greva.

-Tani të them të drejtën , tha Muli, të vetmit që janë besnikë tanët, ata të UFO dhe Kristalit janë.

Po na qëndruan ata, na mjafton. Tani që Doktori është bërë kryetar i grevës, natyrisht ata do kesh.

Por ama ata janë të vendosur, jo si këta të tjerët.

-Po mirë atëherë, tha Lelo, kjo është e zgjidhur.

Në fjalimin e radhës Doktori të premtojë që do rihapë gjithë univeristet e mbyllura nga Edi Rama, dhe do t’i dëmshpërblejë ata për shkatërrimin e biznesit.

Vetëm kështu ata mund ta marrin seriozisht situatën.

-Jo vetëm kaq tha Muli. Por kjo mund të na afrojë më shumë me Partinë e Lirisë, se ata në çdo palë zgjedhje, caktonin një herë komisionerët, pastaj u merrnin nga një diplomë, pasi komisonerët duhen me shkollë të lartë.

Me këtë premtim mund ta forcojmë aleancën me ta.

-Këtë se kisha dëgjuar, tha Lelo. Unë mendoj se njerëzit mbarojnë një shkollë që të gjejnë një vend pune.

Kurse këtë që gjen njëherë vendin e pastaj e pastaj merr diplomë përkatëse, se kisha dëgjuar.

-Kjo është lehtësia që i krijuam shqiptarëve, tha Muli.

Jo si këta që të lënë pa punë dhe kur ke diplomën.

Lini një Përgjigje