Sot qe ditë e keqe për Mulin.
E dashura e McGonigal, ish- zyrtarit të FBI, e ka vënë Doktorin në një pozitë të keqe.
Sapo ai e lavdëroi para grave të PD si dashnore shembullore, e përgjegjshme, që sakrifikoi dashurinë e saj për Shqipërinë, ajo filloi të shkruajë publikisht duke lavdëruar televizionin që e mori intervistë, pse e kishte paguar.
Pastaj bëri disa postime ku theksonte nevojën për para që kishte dhe se nuk jepte më intervista pa para për këtë çështje.
Lelo, i cili e kishte parandierë që Alison do t’i dekonspironte për pagesat një ditë, pati një ide.
-Unë mendoj se duhet të shikojmë anën positive, tha Lelo.
Fakti që kur Doktori u tha grave të PD se kjo është dashnore shembullore, pasi sakrifikoi dashurinë për Shqipërinë, ato e duartrokitën.
Pra duhet të kapim këtë fakt dhe duhet të mbajmë moralin e kësaj fabule.
Që gratë e PD, dhe kur janë gra të dikujt, dhe kur janë të dashura të dikujt, po qe se shikojnë se rrezikohet Shqipëria, e lënë të dashurin dhe e denoncojnë për të mbrojtur Shqipërinë.
Nëse socialistët thonë në fillim partia, pastaj Shqipëria, ne e kemi në fillim Shqipëria, pastaj dashuria.
-Kjo qenka shumë e bukur, tha Muli.
-Është e vërtetë, tha Lelo.
Sapo Doktori e lavdëroi Alisonin që denoncoi ish të dashurin e saj për Shqipërinë, duartrokitën.
-Në fakt mua mu duk se ato duartrokitën që kjo mori hak pse ai e ka lënë, tha Muli.
-E di që për atë duartrokitën, por ne duhet ta paraqesim si e tha Doktori.
Se ne s'mund t’i nxjerrim gratë e PD si dashnore të lëna.
Duhet t’i paraqesim si gra që lënë dashnore kur rrezikohet Shqipëria.
-Do gëzohet shumë Albana kur t'ia them, tha Muli.
Ndoshta as asaj si ka shkuar mendja këtu.
Lini një Përgjigje