Muli i alarmuar nga përqafimi i Ramës me Melonin 

1 Qershor 2023, 20:24Antena TEMA

Një video virale në rrejt tregon një moment kur Edi Rama përqafon kryeministren Meloni, duke e surprizuar në takimin e udhëheqësve të bashkësisë perëndimore në Moldavi.

Lelo e cilësoi shqetësuese videon, pasi tregon konfidencë të madhe me kryeministren  e Italisë, e cila përveçse është e djathtë e vërtetë, është dhe anti-Soros.

-Ky është një plan i Sorosit për të dëmtuar Melonin, tha Lelo.

Ai do të tregojë që nuk mërzitet pse ajo e ka shpallur “non grata”.

-Puna është se na mërziten demokratët këtu, tha Muli.

Duhet të sajojmë diçka për ta.

-Po dakord, tha Lelo.

Një plan është të themi se i është dukur si Frida Krifca dhe kur ka parë që ishte Meloni, i ka thënë më fal se të ngatërrova me një tjetër.

Kjo mund ta banalizojë situatën dhe demokratët besojnë se Meloni pastaj do t’ia ketë dhjerë keq, duke e sharë dhe duke o thënë “hiqi duart, larg duart nga Italia”.

-Kjo më pëlqen, tha Muli.

Po sikur ta bëjmë Elva Margariti, se ishte pak më e gjatë ajo Meloni.

-Jo jo, se ajo s’ka punë në këto takime.

Më mirë e bëjmë Malinda Bregu, se ajo merret me këto punët e Evropës.

-A po, shumë mire, tha Muli.

Se me këtë rast dhe e dëmtojmë atë, se ka hap fjalë që do të vijë kryetare këtu tek ne.

-Atëherë kështu e bëjmë, tha Lelo.

Hapim fjalë që Rama e ngatërroi me Bregun, pastaj Meloni ka reaguar ashpër, por Rama ka zhdukur videon duke paguar 500 mijë euro.

-E bëjmë 1 milionë euro këtë, se Doktori i ka bezdi këto shifrat me gjysma. I do të plota.

-Dakord, tha Lelo

Lini një Përgjigje