Ndërkohë që Muli përpiqet të mbajë lart moralin e Foltores duke sajuar “primare” në disa bashki, kurse në të tjerat po vazhdon me emërime, ai u trondit nga lajmi se Alibeaj nisi të shpallë kandidatët për kryetar bashkie.
Për këtë pati konsultime urgjente me Lelon, se si duhet të sillen ndaj kësaj fushate
-Ashtu siç ka thënë dhe Doktori, tha Lelo, kjo fushatë duhet të lidhet me portin e Durrësit dhe çdo aferë tjetër korruptive të qeverisë në vazhdim, me qëllim që t’u themi shqiptarëve që këta kandidatë po i nxjerr Lul Basha, në bashkëpunim me Edi Ramën.
-Dakord jam, tha Muli. Ja këtë Kapllanin e Ballshit e ka caktuar Doktori si përfitues të rindërtimit dhe tenderave.
Po këta të tjerët?
-Nuk ka rëndësi, tha Lelo. Tani e tutje për çdo aferë të Edi Ramës do themi dhe emrin e Lul Bashës.
Fjala vjen Porti i Durrësit, është prona e Edi Ramës dhe Lul Bashës.
Çdo leje ndërtimi që jepet do quhet që merr pjesë Edi Rama dhe Lul Basha.
Çdo koncesion qe jepet do thuhet që merr pjesë Edi Rama dhe Lul Basha.
Çdo tender që bëhet do thuhet që merr pjesën e vet Edi Rama dhe Lul Basha.
Dhe kjo do lidhet me çdo kandidat, sipas zonave.
Fjala vjen nëse nxjerr kandidat në Durrës, merr pjesë nga Porti.
Nëse shpall në Dibër, merr nga Rruga e Arbërit.
Nëse e shpall në Vlorë, merr nga Tuneli i Llogarasë.
Nëse e shpall në Sarandë, merr nga ata që kanë marrë portin e Sarandës.
E kështu me radhë. Pra duhet të jemi të qartë, duhet t’i bëjmë bashkë.
-E kuptova, tha Muli. Po kam një frikë.
Se mos duke i bërë bashkë në çdo vend, mos gënjehen demokratët e thonë po ikim me Lulin, se ai e paska të sigurtë pushtetin, se sa ta fitojmë ne me Doktorin u plakëm.
-Po ti më ke thënë se demokratët nuk dorëzohen, i tha Lelo.
-Kam thënë, kam thënë, por për gjëra të vogla.
Me kaq shumë gjëra që po themi ne, edhe pse e di që janë shpikje, edhe mua po më vjen mendja vërdallë.
Lini një Përgjigje