Muli i alarmuar për dasmën e Karminës 

8 Shtator 2022, 18:36Antena TEMA

Sot Karmina bëri publike se më në fund do të bëjë dasmën e saj madhështore.

Kishte vite të tëra që e shtynte për arsye politike.

Një herë zgjedhjet, pastaj revolucioni, pastaj covid e kështu me radhë.

Më në fund ajo e bëri fakt të kryer.

Ndërsa njerëzit mezi prisnin çfarë do ndodhte në shtator, ajo i surprizoi se do të ishte dasma e saj.

Deri këtu situata ishte e menaxhueshme.

Por pastaj kur filloi detajet se ku do bëhet dasma në Itali, në zonën luksoze të liqenit të Comos, sa të ftuar do jenë, si do shkojë aty gjithë familja dhe miqtë e saj, kush do paguajë e detaje të tjera, Mulit i iku truri.

Dasma e Karminës do minimalisht 2 milionë euro, ndërsa për revolucionin kishin llogaritur vetëm 1 milionë euro.

Lelo, si ekspert i kësaj fushe, e kishte hallin diku tjetër.

-Kjo punë e shpenzimeve nuk është ndonjë problem i madh, tha.

Shqiptarët e dinë që Zeni ka lekë.

E kanë pranuar tani këtë gjë.

Puna është se duke bërë karshillëk të madh që do ta bëjnë në Como, do ketë aq e kaq të ftuar, do kushtojë aq e kaq, mund të nxehen këta evropianët dhe shpejtojnë masën për Doktorin, e fusin tek “non gratat” evropiane.

Kjo na lë edhe pa dasëm, edhe pa revolucion, pasi nuk shkojnë dot më as në Itali. 

-Ke të drejtë, tha Muli.

Pastaj vetëm Karmina dhe superdhëndri mund të shkojnë në dasmë, se pjesa tjetër e familjes nuk shkon dot.

-Kam parasysh dhe një skenar më të keq, tha Lelo.

Kjo mund ta spostojë dasmën në Dubai, se aty nuk shpallin njeri “non grata”.

Mendo tani shpenzimet e Italisë me shpenzimet e Dubait, sa do shkojnë.

Ajo pastaj do na prishë shumë punë. 

-Hall i madh është tha Muli. Por tani nuk ke as me kë flet.

Ajo e ka ëndrrën e jetës, paratë i quan të sajat, kështu që se ndalim dot.

Nga një anë demokratët më lehtë gëlltisin “non grat”-ën e Doktorit nga Bashkimi Evropian, se dasmën e Karminës në Itali.

Ndaj them që është më mirë ta fryjmë këtë dasmën e të shpejtojmë “non grata”-ën, se do na telendisë më shumë dasma se “non grata”.

Faktet tregojnë se pas “non gratës” së parë u ritëm. Edhe pas së dytës. E treta na jep shumë dorë.

Kjo dasma na fut në dhe. Ndaj duhet të nxisim “non gratën” e tretë.

 

3 Komente

  1. N
    Nafija

    Ne Dubai dasma e Karmines me kengetare Enca Haxhia.

    1. D
      Dasëm në Albanistan

      Dasma po bëhet që ti rregullojnë pak imazhin familjes se shqiptarët vdesin për dasma dhe telenovela u preken telat e shpirtit direkt kur shikojnë emocione baballarësh dhe mamallarësh, lot, përmallime, lule, trëndafila , betime, të ftuar nderi, gra me fustane si princesha dhe kriminelë me kostume xhentëllmeni dhe para e marrzi pafund. Koha për dasëm në Albanistan! Gjithsesi e rëndësishme është që Zeni ka fillu ti martojë dhe ato që qin jashtë familjes.

      1. Çekiçi

        Nese e shpallë NON GRATA familjen Berisha BE dasmen kjo familje e bejnë te dajat e XENIT ne Beograd te Serbisë

        Lini një Përgjigje