Pas përjashtimit prej 10 ditësh që i është bërë Edi Palokës prej Kryesisë së Kuvendit, Muli i dërgoi sot një letër të ashpër Nikollës, ku paraqet arsyet përse Paloka nuk duhej përjashtuar:
“E nderuar zonja Nikolla!
Vendimi juaj për të përjashtuar Edi Palokën, është i qëllimshëm dhe synon të frikësojë demokratët para 12 jëntorit.
Ju përmes patronazhistëve tuaj keni përgjuar Palokën që ka qenë në klub dhe fill pas kësaj keni marrë masat kundër tij.
Siç duhet ta dini, pas dy ditësh do të jetë mitingu i madh i 12 nëntorit, dhe Paloka është organizatori kryesor i saj.
Ai ka marrë përsipër të hyjë brenda në Kryeministri dhe për këtë, ai dhe grupi i çunave që kanë marrë përsipër misionin, po bëjnë seanca përgatitore.
Siç dihet botërisht, kjo është qeveri e drogës dhe krimit, dhe kur ata të pushtojnë Kryeministrinë, duhet të jenë të përgatitur.
Një aspekt i përgatitjes fizike është dhe përballimi i drogës dhe pijeve alkoolike.
Për këtë arsye, ai dhe shokët e vet demokrat po ushtrohen përditë që të përballojnë ngarkesë alkooli dhe droge, me të cilat mund të ndeshen brenda Kryeministrisë.
Patronazhistët tuaj e kanë pikasur atë dhe ju kanë njoftuar.
Ky është përgjim i jetës personale të tij.
Stërvitja paraprake e njerëzve është detyrim që buron nga përgjegjësia për organizmin e mitingut dhe jo ves i zotit Paloka.
Ndaj vendimi juaj është politik dhe synon të pezullojë stërvitjen e demokratëve për të përballuar drogën dhe alkoolin e Edi Ramës, kur të hyjnë në Kryeministri.
Për këtë arsye iu bëj thirrje urgjent ta anuloni vendimin, i cili synon dekurajimin e demokratëve që përbëjnë grupin special që do hyjë në Kryeministri.
Nëse nuk e anuloni, dijeni se pas Kryeministrisë do mësyjmë në zyrën tënde në Kuvend dhe nuk do gjesh as kompjuterin e zyrës”.
Derri do plumb, thot populli, e me që është qeveri e "drogës dhe e krimit,, nuk duhet rrëzuar me zgjedhje, por duhet të mblidhen kriminelët e bastardët, fundërrinat e ndyrsirat, të gjithë paçavuret e vendit të "vëndosin,, rregull. Mileti i tipit "më jep një kobure të vrasë Edi Ramën,, pas tyre si trimat e haxhi Qamilit. Mero djali! Për të qar e të vën kujën me injrancën e një pjese njerzish.