Muli i dërgon letër të hapur pronarit të “Banana King”

18 Korrik 2022, 20:41Antena TEMA

Pas ngjarjes së fundit në Portin e Durrësit, ku kontenieri i prostur nga “Banana King” dyshohet se ka sjellë për të tetën herë kokainë në Portin e Durrësit dhe vazhdon aktivitetin normal, Muli u bë entuziast dhe vendosi t’i dërgojë një letër të hapur pronarit të saj:

“I nderuar president i Banana King.

Ajo që ti po bën për të nxjerr në pah faktin që Shqipëria është një vend i mbytur në kokainë dhe drogë është një vepër madhështore.

Atë nuk kemi mundur ta bëjmë dot as ne si opozitë e fortë e Doktorit, dhe jo më opozita e fjetur e Lulzim Bashës.

Për herë të tetë ti ke arritur të sjellësh kokainë në Portin e Durrësit, ajo të kapet dhe ti të vazhdosh punën i qetë, pa të hyrë gjemb në këmbë.

Është e paimagjinueshme se sa herë që kapet drogë në kontenjerët e tu, televizionet tona shtojnë reklamat për Banana King, dhe majmuni që e reklamon atë nuk e ka rrahur asnjëherë Gjebrenë, siç ka rrahur ai majmuni i Sarandës policët bashkiakë, që bëjnë gabime.

Kjo do të thotë se skema që ti ke vendosur të aplikosh për të diskretituar qeverinë si qeveri e drogës, është shumë efikase

Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që këtë qeveri mund ta diskretitoje jo me protesta apo denoncime, por me tregti të rregullt, duke trafikuar kokainë dhe duke qenë i pafajshëm.

Pak a shumë ti funksionon si kompanitë e inceneratorëve, që pronarët i kanë në kërkim, por marrin fonde nga qeveria.

Dhe ti meqë vetë je në arrati, puna vazhdon dhe kokaina vjen dhe kapet rregullisht në Durrës.

Skemë më të qartë dhe më inteligjente për të diskretituar këtë qeveri nuk ka.

Të përshëndes dhe shpresoj të takohemi së shpejti.

Sa të vijmë në pushtet do t’i heqim të gjitha kufizimet, përfshi dhe këtë ndenjien në arrati, pasi kontributi jot është më i madh se secili prej nesh.

Ti ia ke faktuar gjithë botës se sa kokainë mund të sjellësh në Shqipëri, pa të hyrë gjemb në këmbë”.

Lini një Përgjigje