Pas zhvillimeve të fundit në KQZ, Muli është shqetësuar seriozisht për të ardhmen e koalicionit me Metën.
Doktori e thirri në takim dhe pikë së pari ai erdhi i veshur në mënyrë jo serioze.
Erdhi me golf leshi dhe xhup. Kjo dukej pak si nënvleftësim.
Pastaj gjatë bisedës Doktori i kërkoi që Meta të mos e dorëzojë listën e komisionerëve derisa të vendosë KQZ se kujt do t'ia japë vulën.
Dhe dihet që do t'ia japë Lulit.
Meta i tha se ai nuk mund të lerë partinë e tij në ankth, ndaj duhet të dorëzojë listën.
-Pastaj nëse ata u marrin vulën, ju mund të vini tek partia ime.
-Mendo që pas kësaj ty do të zëvendësojë Brahimllari, tha Lelo, ndëra Luciano Boçin do ta zëvendësojë Gim Neshua.
-Jam shumë i shqetësuar për këtë gjë, tha Muli.
Ndërkohë ky Luli ka bërë gati kandidatët dhe ka aq shumë vende bosh për komisionerë, sa mund t’ua japë dhe partive të tjera, përveçse ne.
-Është dhe më keq se kaq, tha Lelo.
Ai Gaz Bardhi po provokon Doktorin.
Thotë jemi afër bashkimit.
Doktori të na japë kandidatët, se ne kemi vulën dhe komisionerët, dhe ky quhet bashkim, thotë Bardhi.
Pra do ta poshtërojë Doktorin të tërhiqet nga beteja tani në fund.
D.m.th po tallet me të.
-Këtë kam frikë, tha Muli.
Meta nga një anë thotë ejani tek partia jonë, Gaz Bardhi thotë ejani tek partia jonë, për t’u tallur, sikur Doktori ka mbetur rrugëve.
Por ne më mirë rrimë rrugëve se të futemi në partitë e tyre.
-Duhet gjetur një fabulë se po dëshpërojmë njerëzit, tha Lelo.
Duhet t’u themi njerëzve se nëse nuk ja japin vulën Doktorit, atëherë ne do shpallim fitues të zgjedhjeve fituesit e primareve.
Ato janë zgjedhjet e vetme të lira dhe të drejta që janë bërë në këtë vend.
Nuk kanë votuar vetëm demokratët, por kushdo që ka dashur.
Kështu që pas 14 majit do kemi dy pale fitues, ata të Edi Ramës, Metës e Bardhit, dhe fituesit e primareve.
Do krijojmë pushtetin lokal paralel dhe nuk do ta njohim më këtë qeveri.
Z Mero me rubriken satirike te antenes ,i ke thene te gjitha strategjit qe ndjek opozita per te arthmen e pe-des.Un jam sh i kenaqur.Sa zili do te kishte P Kulla.