Muli i frikësuar se Metaj do t'i vërë gjobë Doktorit 

6 Tetor 2022, 20:28Antena TEMA

Pas asaj që ndodhi sot mes Partive Socialiste Evropiane dhe Metajt, Muli u shqetësua seriozisht.

Problemi i tij mbetej tani reagimi i Metaj ndaj Doktorit.

Lelo, i cili kupton nga punët e botës, e qetësoi Mulin se mund të gjenin një arsye të besueshme pse e kishin refuzuar Metajn. 

-Ne duhet të ndërtojmë një fabulë ku të bindim njerëzit se socialistët evropianë e përjashtuan Metaj, se ai tani ëhstë i djathtë dhe jo i majtë.

Figura të shquara të së djathtës si Gimi i Puros, Tit Vasili etj janë në krah të tij dhe socialistët evropainë nuk mund t’i pranojnë ata.

-Kjo është interesante, tha Muli.

Duhet ta përhapim sa më shpejt që të qetësojmë dhe Metajn.

Se unë e kam hallin tjetërkund.

-Çfarë halli ke, tha Lelo?

-Metaj tani do vijë i mërzitur tek SHQUP dhe do t’i thotë Doktorit na more më qafë.

Dhe nëse ka pas ndërmend të na kërkonte 30 bashki, tani na kërkon 40, pasi na quan fajtorë që për shkak të Doktorit po e ha dhe ai.

D.m.th do na vërë gjobë.

-Nuk më kishte shkuar mendja këtu, tha Lelo.

-E bën ai, tha Muli. Është i poshtër shumë.

Mezi pret këto raste të bëjë si viktimë.

-Po si mund ta zbusim këtë, tha Lelo.

Përveçse t’i themi që je i djathtë, ndaj nuk të duan.

-Jo se bëhet prap i majt e na ik me Edi Ramën, tha Muli.

-Po atëherë t’i themi që ta ka bërë Evropa nga inati që u pajtove me Amerikën.

-Jo, as atë, se na mërziten demokratët, tha Muli.

Më mirë t’i japim 30 bashki, se për të humbur janë.

Ç’bëri t’i humbasim ne, ç’bëri t’i humbasë ai.

1 Komente

  1. F
    Fabula

    I forte je per keto fabula si dhelpra me rushte mire ja ben

    Lini një Përgjigje