Muli i hutuar nga vendimet e Gazit 

17 Prill 2024, 21:01Antena TEMA

Sot Muli ishte shumë i hutuar nga vendimet e Gaz Bardhit.

Ai hyri në mbledhje dhe u kumtoi deputetëve se ka shkarkuar nga detyra, deputetin e Vlorës dhe deputeten e Tiranës, së partisë së Lulit. 

-Po ç’punë kemi me ata, i tha Muli, ata nuk janë tanët? 

-E ke gabim, i tha Gazi. A deklaruam që PD u bashkua? Po.

Atëherë të gjithë janë tanët dhe vendimet i marr unë. 

-Po mirë atëherë, shkarko dhe Lulin, se ka ik pa leje në Strasburg, i tha Muli. 

-E ka shkarkuar Kuvendi atë, tha Gazi, por po merrem me këta të tjerët. 

I hutuar nga debati, Muli thirri Lelon se si e shpjegonte ai këtë sjelljen e Gazit. 

-Nuk jam i qartë, i tha Lelo.

Po kështu siç e ka nisur, t’i themi të përjashtojë dhe këtë Gjylametin nga grupi i PS, se nuk na ka mbajtur llafin për Doktorin, si dhe këtë Elisa Spiropalin, se i ka dhënë shumë gojës kundër Doktorit. 

-Puna është se çfarë t'iu themi demokratëve, tha Muli, se po më pyesin ç’punë kemi ne me partinë e Lulit dhe pse Gazi kur ka kaq fuqi nuk e kthen dot Doktorin në grup parlamentar. 

-Duhet t’ua shpjegojmë thjesht, tha Lelo.

T’u themi që Gazi kërkon të legjitimojë bashkimin e PD, ndaj po i shkarkon.

Kurse sa i përket Doktorit, duhet të shkarkojë një herë veten, se Doktori është shkarkuar me shkresë të firmosur prej tij.

Tani duhet të shkarkojë një herë ish- Gaz Bardhin, të rikthejë Doktorin, pastaj të emërojë prapë Gaz Bardhin. 

-Po pra po e kuptoj, tha Muli, po si t’ua themi shkurt demokratëve, i kujt është Gazi? 

-T’u themi që ka qenë Gazi i Lulit, pastaj u bë Gazi i Mulit, tani është Gazi i botës. 

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Shume bukur. Humor i dhimbshem qe preferohet nga njerezit kur u harron pordha veren.

    Lini një Përgjigje