Muli i kërkon Lelës të shmang takimin me shoqërinë civile 

22 Qershor 2022, 19:32Antena TEMA

Sot mbasdite Doktori kishte vendosur të mblidhte shoqërinë civile anti-Soros, pro-Trump, anti-vaksinë, pro-teatër dhe anti-LulBashë.

Në krye të tyre ishte avokati Altin Goxhaj, që drejton divizionin anti-Soros në Ballkanin Perëndimor.

Për të shmangur incidentin e mundshëm me zëdhënësin e ri të PD, Muli thirri Lelën në një takim privat.

-Fola me atë burrin, është mirë të mos marrësh pjesë në këtë takimin me shoqërinë civile?

-Po pse, çfarë problemi ka?

-Është ky Altin Goxhaj dhe ata të tjerët që janë anti- Soros.

Ti ke qenë në bordin e Sorosit dhe e vë Doktorin në pozitë të vështirë.

-Po mirë mo burrë, filozofia e Sorosit është dialogu i hapur, përballja e mendimeve, nuk kam problem.

Përballem unë me ta.

-Vëlla nuk do shpallim idetë e Sorosit aty, por të Altinit.

Na është dashur shumë punë të arrijmë tek kjo mbledhje.

-Po unë s’kam dijeni për këtë.

-Kam unë. Kemi ditë që e përgatisim.

I mbushëm mendjen Sonila Meços të vijë.

Në fillim tha nuk kam rruar akoma këmbët, pastaj pashë në Facebook që kishte postuar foto duke rruar këmbët me brisk.

U lehtësova. Thashë shyqyr do vijë dhe kjo.

Altini tha do vij pa kapele. Dhe ky ishte lehtësim i madh.

Pastaj kemi atë grupin e 8 janarit, që sulmuan selinë.

Është një përzierje që mezi i kemi bërë bashkë.

-Por duhet të japim idenë e ndryshimit mo burrë, duhet të krijojmë një mjedis më tolerant, si ta them d.m.th, të jemi të hapur brenda mbylljes sonë, që të rrezatojmë një dialog dhe të kemi më në fund një approach tonin origjinal.

-Dëgjo, Doktori nuk do kështu makinash jo “Porsh” a  ku di unë si ua thua emrat anglisht.

Mirë e ka Benzin që ka pasur.

Mirë është të mos vish se na hap telashe. Shikoje vetë.

1 Komente

  1. N
    Nari

    Mero je fantastik.Humor brilant dhe inteligjent

    Lini një Përgjigje