Muli dje u përball ne një sulm agresiv nga Sonila në Zeni TV, për sjelljen e tij jo të mirë si opozitar.
-Ku ishe dje, ku ishe, i tha Sonila?
Të kërkova të vije në emision, nuk erdhe. Ku ishe?
-Po ja, kisha ca punë, i tha Muli. Më thirri ai burri dhe ...
-Çfarë burri thua. Të thirra unë këtu, të thirri opozita, të thirri misioni, të thirri ora e Shqiperise, të ishe në krye të detyrës. Ku ishe?
-Po ja pra më lërë të shpjegoj, isha tek ai burri, se do flisnim për këtë punën e protestës.
-Ore ça më duhet mua se çfarë do flisje ti.
Ty të thirra unë këtu dhe ti nuk erdhe. E kupton ti apo jo.
Gjithë Shqipëria i ka sytë nga unë çdo bëjë opozita, ti s’më vjen në emision.
-Po ja erdha sot, tha Muli me gjysmë zëri.
-Si sot! Dhe sot me vonesë erdhe.
Kam pyet tre herë tek grimi, a ka ardh Muli, akoma më thanë.
Më iku truri. I thashë dhe Zenit.
Kështu nuk bëhet opozitë.
Po vazhdoi kështu unë do iki nga opozita.
Nuk jam mësuar të punoj kështu unë.
-Po mire, tha Muli, të kërkoj ndjesë.
Po deshe e bëj dhe me shkrim.
-S’ka nevojë me shkrim.
Por duhet të kuptoni se populli pret të bëni opozitë, opozita pret të flas unë, unë pres të vish ti, ti ose vjen vonë, ose nuk vjen fare.
E kupton ti, zhgënjehet populli në këto raste.
Kemi pas gjithë këto ngjarje, gjithë këto zhvillime.
Irfani ka dalë armik, Metaj ka shpall protestë, ne s'dimë ça do bëjmë.
A keni një shpjegim apo jo? Të fillojmë me pikën e parë.
-A beson se Irfani është armik i Shqipërisë?
-Po se di mirë, se disa e shkruajnë Irani, disa Irfani, dhe nuk jam i qartë a bëhet fjalë për një gjë apo për dy gjëra.
-Jo jo, janë dy gjëra. I pari është akuzuar se ka prishur detin, i dyti se ka prishur “e -Albania”-n.
-A, dokord tha Muli. Me të parin jemi aleatë.
Me këta të dytët, nëse nuk na japin ne të dhënat, nuk i mbështesim.
-Dakord, bën sens, tha Sonila. Po nuk bëhet kështu opozitë, ju lutem.
Kam dy ditë që më iku truri, s’të kap dot.
-Më fal, tha Muli, nuk do largohem më pa leje.
Po koferenca islamike . Nuk tha gje mulo-muli apo ska leje nga mulosaliu
Burre i ndershem agjenti i UDB/KGB: besoj se u vonua duke pritur telefonaten e Putinit.