Muli i lumtur për gjestin e Palokës me portierin Berisha 

19 Nëntor 2023, 20:44Antena TEMA

Gjesti i Palokës që shkoi në Moldavi dhe doli foto me me portierin Berisha, e gëzoi Mulin. Kohët e fundit ky ka qenë i vetmi gjest i guximshëm i hapur pro Doktorit, në një kohë kur të gjithë fshihen. 
-Si e priti Etrit Berishën foton me ty, i tha Muli. 
-Shumë mirë tha Paloka. I thashë dua të bëj një foto se dua t'ia çoj Doktorit. Pa problem tha. Coja, por dje i bona analizat shumë mirë kam dal. 
-D.m.th. nuk e kuptoi që ishte për Doktorin tonë, tha Muli. 
-Jo jo normal. Po ç'më duhet mua kjo. Fotua më duhej. Ai mendoi se jam ndonjë nga këta të stafit mjekësor të Federatës. 
-Sa mirë që e ka heq ky trajneri atë Bashën dhe Ramën, tha Muli. Mendo të shkonte ndonjëri të bënte foto me Bashën, ose me Ramën.  
-Unë e bëra për tu treguar shqiptarëve se pa Berishën s’kanë të ardhme askund as në parlament as në Evropian askund. 
Duhet të bëjmë sa më shumë gjeste të tilla, tha Paloka t'ia ngremë kokën Doktorit në këto ditë të vështira. 
-Atë po mendoja tha Muli. Duhet të shpikim ndonjë gjë. Do flas dhe me Lelon. 
Duke diskutuar me Lelon se çfarë mund të bëhej diçka e përafërt si ajo e Palokës në ndeshjen me ishujt Faroe, në stadium të tregojmë epërsinë e Doktorit, Lelo i dha një ide. 
-Të hipë një demokrat në majë të Kullës së stadiumit tha, dhe të mbajë parullën "Kulla Berisha". 
-Jo tha Muli, se ai nuk po sqaron dot 17 kullat e Abit, dhe kjo kulla e stadiumit i duhet shtesë. 
 
 

Lini një Përgjigje