Lajmi se një telegram ka mbërritur nga Orbani në email-in e Doktorit pushtoi gjithë selinë.
Prej shtatorit të gjithë po presin një email që të mbështesë Doktorin.
Trumpi dërgoi Kokpalarin se ishte i zënë me hallet e gjyqit.
Këta të tjerët i ka blerë Sorosi të gjithë.
Sot kur mbërriti lajmi se më në fund mbërriti email-i, Muli e mbajti frymën në zyrë të Doktorit.
Kishte blerë një kornizë fotografie ta printonte email-in e Orbanit dhe ta vendoste në çdo zyrë të Foltores.
Pastaj Doktori nisi t’i lexonte email-in.
-Dëgjo Flamur. Asht burrë i mirë.
E mbante mend që e kam taku më 2014 kur ishim në opozitë.
E kam taku ç’është e vërteta.
Ishte takimi i Partive Popullore.
Deshën ta sulmonin pse sulmonte Sorosin, por i thashë ke bë një gjë të madhe. Ai është armik i demokracisë.
Nga ai moment Sorosi më fiksoi si armik dhe bëri këtë që bëri.
-Po urimin Doktor, urimin ku e ka?
-Shiko, ky burrë nuk bën urime për zgjedhje kryetari, se ky nuk e vë në diskutim që jam kryetar.
As për mue, as për veti. Jo këtë nuk e bën.
Ky më uron për detyrat e reja. Kaq. Kjo i përfshin të gjitha.
Jo nuk bën urim për kryetar ai. Ai më konsideron kryetar.
-Po për Kuvendin, Doktor, ka thënë gjë?
-Jo. Ky burrë nuk bën kurrë urime për Kuvende. Jo, se bën këtë.
Nuk bën fare Kuvende ky. Ky bën vetëm zgjedhje dhe fiton.
Ka fitue katër herë. Kaq. Dhe unë kam fitue katër herë.
Kaq. Ndaj më respekton.
-Kam ble këtë kornizën, thashë ta fusnim në kornizë, tha Muli.
-Shiko, nuk ka nevojë. Rëndësi ka që ka dërgue email.
Sorosi ka mobilizu gjithë serverat e internetit ta ndalnin email-in, por se ka ndal dot.
Jo, se ndal dot këtë. Kaq. Është fitore e madhe.
Askush nuk mund te satirizoje kaq thjesht dhe kaq bukur . Mero i njef njerzit thelle . Zgalem
A zbriti flamuri nga pema valle.A moj Shqipni e mjera Shqipni....