Muli i mërzitur me policinë, që zbuloi vrasjen në Lezhë 

26 Prill 2023, 19:01Antena TEMA

Muli i kishte mbështetur shpresat tek mos zbardhja e ngjarjes në Lezhë .

Duke ngritur akuzë se pas vrasjes qëndronte Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, Muli shpresonte të merrte votat e fisit të viktimës.

Tani që vrasja u zbulua, Muli thirri Lelon se si duhet ta paraqisnin këtë histori.

-Nuk duhet të tërhiqemi, tha Lelo. Kemi dy teza. 

Teza e parë: Si ka mundësi që ky Rama nuk i kap dhe zbulon vrasësit e tjerë, por zbulon vetëm këtë në Lezhë.

Kjo do të thotë se ai i ka ditur vrasësit kush janë.

Thjesht nuk kanë qenë vrasës shqiptarë, por të huaj.

Teza e dytë: Rama ka avancuar në lidhje me krimin ndërkombëtar.

Ai ka një koorporatë vrasësish me pagesë, portugezo- anglezë, dhe shqiptarë të diasporës, të cilët bëjnë vrasje për llogari të tij.

Fakti që i ka thirrur në Lezhë për vrasje dhe i ka lënë të ikin, e tregon qartë këtë.

-Kjo është interesante, tha Muli.

Me këtë e shtyjmë deri më 14 maj.

Ata në Lezhë nuk na besojnë më, se e dinë kush e ka bërë, por pjesa tjetër e Shqipërisë është në rregull.

-Duhet të shtojmë dhe një element, tha Lelo.

Të shtojmë që Rama këta mafiozët ndërkombëtarë i shpall në kërkim me emra fals, që të mos kapen kurrë.

Na gënjen ne, sa na hedh hi syve. Ata i ka të lirë.

-Dakord, tha Muli. Të dalim ta themi në shtyp.

Por duhet të theksojmë se këto manovrime i bën Ardi Veliu, jo Rrumbullaku.

Se ai është strumbullari i Edi Ramës.

-S’ka problem, e rregullojmë atë, tha Lelo.

Rëndësi ka që të ngjisë kjo teza që Rama paguan mafian ndërkombëtare.

Kjo ka shumë rendësi.

2 Komente

  1. M
    Martin

    Jo, Policia Shqiptare nuk e ka zbuluar porositesin e vrasjes: eshte Dame Audrey Francis Glover, DBE CMG, British International lawyer, per te shlyer nje faj te vjeter ndaj legjendarit te Vicidolit, djalit dhe dhenerrit te Serbise- Sali Sheqere Vukmanovic Berisha.

    1. R
      RREMA

      KA TE DREJTE AI SA-LEHU KUR THOTE E KA BERE RAMA. NGA BURIME TE SIGURTA TE KLODIAN LOKES RAMA IKU URGJENT NE ANGLI PER TE PAGUAR VRASESIT. KETO DITE DO TE DALE ME NJE EDITORIAL HANEME E HAMAMIT SONILA KOTRUVJA PER KETE RAST

      Lini një Përgjigje