Muli i mërzitur që dashnorja e McGonigal ka dekonspiruar pagesat e opozitës 

7 Shkurt 2023, 20:27Antena TEMA

E dashura e ish zyrtarit të FBI, Allison Guerriero, ka postuar një njoftim ku thotë se ajo është paguar nga shtypi shqiptar për intervistën. 
Duke qenë se ajo deri tani është dëshmitarja kryesore e opozitës, Muli u mërzit shumë nga postimi dhe thirri Lelon ta gjykonin këtë çështje. 
-Tani skemi ç'i bëjmë tha Lelo. Ajo mori më qafë të dashurin, vetëm se ju duk se i kishte ikur në Shqipëri tek Edi Rama e jo më ne. Rëndësi ka që nuk ka thënë shumat. 
-Mirë që nuk e mori zeni.tv thuaj tha Muli se hajde ti dëgjoje tani këta. Aty themi e ka paguar Blushi me lekët e inceneratorëve  
-Duhet të gjejmë një fabulë që ta zbusim pak këtë punën e pagesave tha Lelo. Fjala vjen ta çojmë dhe në nja dy tre tv të tjera që ti hyjnë në qejf pagesat dhe të mos duket që e kemi paguar ne. 
Dhe deri datë 11 të japi disa intervista. Fjala vjen i nisim një çek dhe i themi do japësh intervistë tek filan Tv. Aty pastaj shpërndajmë skenare të ndryshëm. 
Në një skenar ajo duhet të thotë patjetër që qëllimi i McGonigal ka qenë të ndëshkonte Sali Berishën dhe pastaj të bënte qeveri koalicioni Luli me Edin. 
Nëse gazetari i thotë po atëherë nëse ka fakte vetëm për Lulin dhe jo për Berishën, ajo të thotë, se e dhjeva unë se dërgova email dhe u kuptua. 
-Shumë e fortë kjo tha Muli. Ua thashë dhe unë kandidatëve për kryetar këtë po ata legenat filluan të qeshin se thanë e kemi lexuar tek Antena. 
-E mirë mos u përzje ti se nuk të marrin seriozisht, i tha Lelo. Lere se e thonë televizionet . Ti bë gati lekët. 
 

Lini një Përgjigje