Muli i mërzitur që Gaz Bardhi u tall me denoncimin për Olsin 

29 Mars 2024, 17:31Antena TEMA

Pas zhurmës që bëri dje Gaz Bardhi duke folur për dosjen e Olsit, sot ai e tronditi Mulin. 

-Ky Gazi u tall me ne, i tha Lelos.

Unë mendova se do të dorëzonte kallëzim në SPAK.

Ky paska shku i ka kërkuar SPAK të hetojë Olsi Ramën, pa dorëzuar kallëzim.

D.m.th i ka dhënë detyra shtëpie SPAK. 

-Po mire, ndoshta dhe kjo vlen, tha Lelo. 

-Po si o vlen. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj. 

Po të funksiononte SPAK me letra nga populli bënte dhe Doktori një SPAK. Po ka bë qytetar digital. 

-E këtu nuk më shkoi mendja, tha Lelo.

Mendova se ka dorëzuar padi. 

-Po jo o ça padi, i ka kërkuar sekretares së SPAK t’i thotë SPAK-ut të hetojnë Olsi Ramën. Kaq.

Këtë e themi ne përditë për dhjetë vjet. 

-Atëherë ta vëmë në sedër, tha Lelo.

Të themi që Gazi ka dorëzuar padi, po SPAK e mban fshehur, që të reagojë SPAK e të thotë nuk ka dorëzuar padi. 

-A, ti thua që deri tani del budalla Gazi, tani të dalim të gjithë, tha Muli. 

Lini një Përgjigje