Muli i pakënaqur me hakerat iranianë 

10 Shtator 2022, 20:36Antena TEMA


Pas sulmit të përsëritur të hakerave iranianë këtë radhë ndaj sistemit TIMS, Muli ishte i pakënaqur. Ai thirri Lelon për tu konsultuar se si mund të përfitonin nga këto sulme. 
-Na duhet një kontakt me këta hakerat,- i tha Muli. Ata ndoshta duan të bëjnë punë të mëdha kundër Ramës, por ne na duhen ca gjëra më të thjeshta. Fjala vjen hakerat tanë me listën e rrogave, telefonave dhe targave bën më shumë bujë se këta që përmbysën gjithë shtetin. 
-Është delikate tha Lelo. Nuk mund ti kontaktosh dot ata se përgjohen nga amerikanët. Por ne duhet ta bëjmë publike dëshirën tonë dhe ata të angazhohen, pa pasur kontakt. 
-Po si ta bëjmë tha Muli? 
-Po ja fjala vjen fillimisht të themi që nuk janë hakera iranianë, por është çështja që AKSh ka bërë tenderë sekret dhe ne nuk e dimë kujt ja ka dhënë. Atëherë ata nxjerrin të dhënat dhe e marrin vesh njerëzit kujt ja ka dhënë. Kjo nxit revoltë. 
Një mënyrë tjetër është të themi këta nuk janë iranianë. Këtu po të duan dy hakera nxjerrin gjithë emailet e Edi Ramës me ministrat. E dëgjojnë ata dhe i nxjerrin. Kjo ngjall revoltë. 
Ose të themi këta nuk janë iranianë, por sistemi është i dobët dhe po të duan ne nxjerrim sa herë ka ikur Edi Rama jashtë nga sistemi Tims dhe me kë ka qenë atë ditë. Dhe kjo ngjall tërmet. Pra duhet të krijojmë fabula të tilla që ata të na e kuptojnë hallin dhe të na ndihmojnë.  
-E kuptova tha Muli. Mirë të ka shkuar në mendje. Për shembull të kërkojmë të bëhen publike emailet e Lul Bashës dhe mesazhet e tij me Edi Ramën. E dëgjojnë ata dhe e nxjerrin. Aty pastaj ne e zhdukim fare nga partia. 
Apo të themi që do dalin një ditë mesazhet e Taulant Ballës me Gaz Bardhin para vrasjes në Elbasan si kanë bashkëpunuar. Kur të dalin do bëhet nami. Tak i nxjerrin ata. 
-Po pra . Në këtë stil duhet të veprojmë tha Lelo. Të nxjerrim sa më shumë tipa të panjohur në ekrane tu themi që janë ekspertë dhe i bëjnë ata këto kërkesa. Kështu mund të përfitojmë nga situata. 
 

1 Komente

  1. ,
    ,kasem gahinji

    E vertete qe eshte rubrike humori.Por ,nga sa kam ndjekur here per here,dalin ca gjera te verteta.Ndaj duhet hetim i thelle i ketyre ngjarje E,te para te lidhur me njera tjetrin.Duke filluar nga drejtoria e Tatimeve.Nuk jane rrjedhje apo nderhyrje pa kallauz.Tashme lidhjet agjenturor me Rusine dhe Ora non jane te konfirmuar.

    Lini një Përgjigje