Muli i propozon Gimçes një zgjidhje konsesuale për Metën tek Kulla

13 Gusht 2023, 18:27Antena TEMA

Debati për kullën ka futur në krizë raportet e Mulit me Ilir Metën. Që kur ka nisur debati, ai ka shmangur deklaratat dhe nuk ka bërë asnjë aktivitet. Kjo e shqetësoi shumë Mulin. Puna është se ai njeh dhe Shtufin dhe Gimen dhe s'ka nevojë për sqarime 
-Unë mendoj të shkosh të pish një kafe me Metën i tha Muli, Gimçes. Ai duhet qetësuar se më tremb shumë kjo heshtja e tij. 
-Po ça thua o byrazer. Mua më gjete ti të shkoj tek Meta o. Po unë kam 20 vjet që nuk flas me të që kur kam bërë dasmën. E kishim nis dasmën në Qershor, i çova ftesë si gjithë të tjerët dhe atij dhe Nanos. Pastaj Nano na e dhjeu se ishte me pushime dhe tha nuk vij dot në dasmë.  
-Po mirë o byrazer e shtyj dasmën i thashë. E shtyva. E lash në Gusht.  
Në gusht ky prap qe në Porto Caras. E lash për Shtator kur fillonte puna. Në Shtator, Meta qe prish me Nanon. Unë s'mund ta ftoja prap. Dhe mu mëzit. Dhe i thashë o byrazer po ëa të vish kot se më prish dasmën. Po qe i vendosur, do vij tha. Që atëherë kemi bërë llafe e nuk flas. 
-Kjo qenka dhe më keq tha Muli. D.m.th. do na e quajë si provokim që ne të mbrojmë ty ndërkohë që qenke prish me të. 
-Po le o byrazer se flet Shtufi me të. E zgjidh ai. I them unë Zenit t'i thotë Shtufit, pastaj po qe se duhet flas me Zenin çfarë mund t'i ofrojmë ndonjë gjë.  
-Nuk e di por duhet zgjidhur pa plasur se ai më tremb shumë. Ka dhjetë ditë që s'po hap gojë. Do shpërthejë më duket.  

Lini një Përgjigje