Muli i shqetësuar cilin shpirt të keq po zbon Fevzo nga trupi 

20 Gusht 2022, 19:49Antena TEMA

Pas lajmeve se Fevzo ka shkuar në Afrikë dhe është parë duke festuar me një fis një ritual që të largon shpirtrat e këqij nga trupi, Muli u be kurioz, se çfarë sikleti ka Fevzo.

Lelo, i cili e njeh më mirë Fevzon, kishte versionin e tij.

-Arsyeja e parë mund të jetë jo politike, tha Lelo.

Duhet verifikuar nëse Kol Balla ka shkuar më parë në Afrikë tek ky fisi.

Nëse ka shkuar ai, atëherë Fevzo ka shkuar thjesht që të mos jetë defiçit në këto udhëtime.

I ka vënë detyrë vetes që nuk ka vend ku ka qenë Kol Balla, të mos ketë shkuar dhe ai.

-Kaq e thjeshtë të jetë, tha Muli?

-Nëse ka shkuar Kol Balla, e ke të sigurtë që ka lidhje me të.

Nëse nuk ka shkuar, duhet të hetojmë gjërat e tjera.

-E zëmë se nuk ka shkuar, tha Muli.

Çfarë sikelti mund të ketë ai?

Kam frikë se mos distancohet nga Doktori, se i thonë të gjithë të ka bërë magji Doktori dhe je bërë me të.

-Nuk besoj, tha Lelo, që kërkon të largojë Doktorin si shpirt i keq.

Dhe ka një arsye të thjeshtë pse nuk e bën këtë.

Se pasi ta bëjë, duhet t’ia komunikojë Doktorit.

S’ka si i thotë që tani të zbova në një fis në Afrikë.

Doktori është ateist, nuk i ha këto.

-Po mos është zënë me Sandrin dhe do të iki nga TV Klani?

-As Sandrin nuk e quan shpirt të keq.

Se dhe po iku nga TV a në Lalëz, e ka në Dhërmi, e ka në Farkë. Nuk shpëton dot. 

-Atëherë mund ta ketë për Arian Çanin që e zbuan nga Klani, tha Muli?

-Kjo bën sens, tha Lelo.

Ai e konkurronte shumë si emision politik dhe mund të ndjehet i lehtësuar që ka ikur.

Vetëm se tani duhet të bëjë kujdes, se Çani mund të thërrasë çdo javë “Ujkun e Cërrikut” të analizojë udhëtimet e Fevzos.

2 Komente

  1. A
    Alban Dudushi

    Fejzi b.q eshte nje nga plerat me te keqija te ketij vendi bashke me ate Kol lavatriçen si i thone ndryshe Sokoll Balla e Blendi Fevziu. Une nuk I ndjek fare kete plera.

    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Një Afrikë nga sida, në covid, faminë dhe luftë civile, kush dëshiron t'ju lëri vëndin atyre dhe të niset atje.

      Lini një Përgjigje