Muli i shqetësuar nga arrestimi i mundshëm i Trumpit 

18 Mars 2023, 17:02Antena TEMA

Lajmet se ish- presidenti Trump mund të arrestohet të martën nga njerëzit e Sorosit në drejtësinë amerikane, e tronditën Mulin.

Thirri Lelon, i cili kupton nga lajmet e Amerikës, ta pyeste çfarë është kjo.

-Se ti ke lidhje me Sorosin o zotëri.

Si mund ta arrestojnë ata ish- presidentin?

-E arrestojnë, tha Lelo. ‘Ske çfarë t’u bësh.

Vërtet 130 mijë euro janë pak për Trumpin, siç janë 13 mijë euro për Monikën, por ata të arrestojnë.

-Po kaq i fortë është ky Sorosi, tha Muli?

-Nuk jam i sigurtë nëse di gjë Sorosi, se është duke vdekur në krevat, tha Lelo, po i bëjnë këta poshtë.

-Kam frikë mos marrin zemër këta tanët dhe na arrestojnë Doktorin, tha Muli.

Se dhe këta të Sorosit janë. Ai e ka bërë Reformën në Drejtësi.

-Nuk e di, tha Lelo, por fakti që Trumpi e thotë publikisht, po përpiqet të sigurojë mbështetje kundër gjykatës.

Pak a shumë siç po bën Doktori.

Vetëm se këtu tek ne tremben gjykatësit dhe nga Salianji, atje nuk tremben.

-Si të sajojmë ndonjë fabulë nëse e arrestojnë, tha Muli?

Të sajojmë diçka që t’ua shpjegojmë që kjo nuk na dëmton.

-E vetmja gjë që kemi ndryshe nga Trumpi, është se në SHBA nuk ka Ambasadë amerikane që të nxisë arrestimin e Trumpit.

Këtu tek ne ka Ambasadë amerikane dhe ne e kemi betejën me Ambasadën. Trumpi e ka me drejtësinë.

Kështu jemi në rregull me SHBA dhe jemi kundër ambasadores.

-Shumë mire, tha Muli. Ja kjo më duhej.

1 Komente

  1. L
    Lirie Bërisha hajdute me certificate nongrata

    Shume e forte pjesa per Salianjin Babale , se vertet gjykatat na e çane gencburimin me avazin e shtyrjes qe i erdhi fundi. Ne seancen tjeter babale qenefi shkon te vendi sapunit

    Lini një Përgjigje