Muli i shqetësuar nga deklarata e Metaj për shëndetin mendor  

2 Shtator 2022, 19:25Antena TEMA

Sot Meta i bëri thirrje Kuvendit të marrë një vendim për të kontrolluar shëndetin mendor të Edi Ramës.

Muli, i cili ndjek me gjak të ngrirë lëvizjet e Metës, thirri me urgjencë Lelon nëse duhet t’i bëjnë jehonë këtij lajmi.

Lelo ishte shumë pesimist.

-Është precedent i rrezikshëm, tha Lelo.

Rama mund të thotë dakord, më kontrolloni.

Do ngrihet një ekip mjekësor dhe ti e di që ai e ka nën kontroll shëndetësinë.

Pastaj ai do kërkojë që të bëhet kontroll i shëndetit mendor të Metës dhe Doktorit.

Ti e di që ai e ka nën kontroll shëndetësinë dhe do të na i nxjerrë të dy të çmendur.

Plus që këtë punën e Metës e besojnë të gjithë, se dhe Monika thotë ai është çmendur.

-Ke të drejtë, tha Muli. Ndaj duhet të konsultohesha.

Po si të ndërtojmë një fabulë që ta zbusim këtë dhe të kalojë si gallatë.

-Nuk kemi shumë hapësirë, tha Lelo.

Ka pas një herë një ushtrim një mjek i famshëm në Iran.

U hap çmendina dhe dolën 300 të çmendurit në rrugë dhe nuk i gjente dot më njeri.

Qeveria i kërkoi ndihmë një psikiatri të famshëm se si mund t’i mblidhte ata.

-E zgjidh unë, tha psikiatri i famshëm.

Mori një bilbil, doli në sheshin qëndror të qytetit, dhe ecte para dhe i binte bilbilit duke bërë si lokomotivë.

Me këtë ushtrim ai lozte me të çmendurit në çmendinë dhe ata i viheshin nga pas të gjithë si vagona.

Pasi e bëri këtë gjë ndërkohë që transmetohej në televizion, psikiatri shpresonte se shumë prej atyre 300 të çmendurëve që ishin arratisur do vinin në shesh ta ndiqnin nga pas.

Pas disa orësh, ai pa se u sheshi u mbush me 700 vetë, të cilët ishin kapur pas njëri- tjetrit, dhe e ndiqnin atë.

U hodhi një sy dhe as 10 për qind nuk ishin ata që ishin arratisur.

Qeveria e lumtur e përgëzoi mjekun që i mblodhi prapë të çmendurit.

-Jo nuk mblodha ata që më ikën nga spitali, por ata që duhet të mbyllim në spital, tha mjeku. 

-Po kjo qenka e bukur, tha Muli, ta bëjmë.

-E bëjmë, e bëjmë, por nuk na ngelet njeri për takimet e Foltores pastaj, tha Lelo.

Plus Ilir Metaj mund të dalë dhe para mjekut si lokomotivë. Ka dhe kjo rrisqet e veta.

5 Komente

  1. L
    Ladi

    ???????????????????? Je shume i madh Mero Baze

    1. M
      Maria

      hahahah me lot

      1. !
        !!!

        O zot sa kam qeshur!

        1. P
          Pokeristi

          z.Baze! Ndoshta më i bukuri, më i godituri, më aktuali, më djegësi,më inspiruesi i shkrimeve humoreske të antenes e më gjërë.

          1. S
            Shtjefen

            Ilir Metaj (jo ish-presidenti) kur ishte nje here ne Jale per plazh, pesoi aksident me makine dhe i dolen trute nga kafka. Doktori ia mblodhi dhe ia futi ne dollap te paketuar ne nje vazo. Pas nje jave, doktori e takoi pacientin Ilir Metaj ne rrugen Sami Frasheri" te kryeqytetit. "Ku shkon? e pyeti i habitur. "Po shkoj ne miting," ia ktheu Iliri. "Po kthehu ne spital te marresh trurin," e keshilloi doktori. "Nuk me duhet me truri," ia ktheu Ilir Metaj, "tani jam zgjedhur "Kryetar i Partise se Lirise!"

            Lini një Përgjigje