Muli i shqetësuar nga dhuna e kryedhëndrit ndaj gazetares 

28 Shtator 2022, 19:44Antena TEMA

Sot kryedhëndri e ka humbur qetësinë.

Ai i është turrur një gazetareje të kronikës së zezë, e cila ka krahasuar firmat e Doktorit për pallatet e klubit Partizani me firmat për inceneratorët.

Pas kësaj, kryedhëndri i ka dhënë dy javë kohë të reflektojë, ndryshe do përballet me të.

Kërcënimi është shumë i rëndë dhe Muli i shqetësuar po konsultohej me Lelon se si mund ta zbusin atë.

-Është pak i rëndë,- tha Lelo.

Kur të kërcënon kryedhëndri në opozitë, në ditën më të keqe, merre me mend çfarë të bën sikur të jetë në pushtet.

Duhet të gjejmë një fabulë që ta zbusim.

-Nuk flas dot dhe me atë burrin, tha Muli, se nuk di se si e ka përjetuar ai.

Kam frikë mos është me kryedhëndrin.

-Duhet ta testojmë, tha Lelo.

Duhet t’i thuash me takt sot që në konferencë shtypi do jetë dhe ajo gazetarja.

Po qe se nuk thotë gjë, është shenjë e mirë.

Po të tha “urdhëro”, sikur nuk ka dëgjuar, mos ja përsërit më.

-Dakord, tha Muli. Po e provoj.

-Por nëse thotë të vijë, çfarë duhet të bëjmë?

-Pastaj duhet ta provokosh prapë.

Shko thuaj ajo gazetarja kërkon të pyesë.

Po të tha “urdhëro” sikur nuk ka dëgjuar, mos ja përsërit më.

Asaj nuk i duhet dhënë mikrofoni.

-Po qe se më thotë të pyesë?

-Po tha të pyesë, atëherë duhet ta provokosh prapë.

Duhet t’i thuash ajo gazetarja ka mundësi të pyesë për kryedhëndrin.

Nëse të thotë “urdhëro”, atëherë mos e lejo të pyesë.

-Po qe se më thotë le të pyesë për kryedhëndrin?

-Po e tha atë, atëherë shpëtuam.

Ose i vë gjoksin kryedhëndrit, ose i bën gjyqin asaj.

Nuk kemi çfarë t’i bëjmë më. 

-E kuptova, tha Muli. Keq e paskemi punën. 

1 Komente

  1. D
    Derri SALI dhe kerrici Maltez jane super hajdut.

    Jo pa qellim bajga SALI sa erdhi ne pushtet vuri tek arkiva e shtetit krushkun drejtor qe te rregullonte letrat dhe me pas kerrici Jamserbi te merrte cte donte. Keta njerez me bisht na kane demtuar me shume se pushtuesi. Jane bere me saraje derrat dhe kane goje te flasin.Hallexhinj per mbijetese ndyjne doren per pese leke dhe denohen kurse batakcinjte vjedhin miliona dhe te japin mend.

    Lini një Përgjigje