Muli i shqetësuar nga letërkëmbim i hershëm i Doktorit me Sorosin 

24 Shkurt 2023, 20:20Antena TEMA

Publikimi i një letre që Doktori i ka pas nisur Sorosit në vitin 1992, e ka tronditu sot Mulin.

Në letër Doktori i premtonte Sorosit se do ngrinte një grup këshillimi të Sorosit brenda qeverisë dhe e falenderonte për ndihmën financiare për gazetat e opozitës, që ndikuan në fitoren në zgjedhje.

Lelo, i cili po ashtu është financuar nga Sorosi për shumë aktivitete të tij, dukej më i qetë.

-Mos u shqetëso, i tha Mulit.

Në gjithë botën, njerëzit që janë kundër Sorosit, kanë qenë financuar prej tij.

Ja për shembull Orbani në Hungari.

Ai është shkolluar në Oksford me paratë e Sorosit. 

Avokat Goxhaj ti e di që e ka nisur jetën si aktivist me financimet e Sorosit dhe u kthye kundër tij, kur ai i ndërpreu financimet.

Doktori po ashtu nuk ka pse bën përjashtim.

Madje dhe vajza e Doktorit ka marrë para nga Sorosi.

I vetmi që bën përjashtim është ky Luli, se ky i ka marr para për bileta si student, por nuk e ka tradhtuar akoma.

-Ah po, ja kjo më duhet, tha Muli.

Se na duhet të bëjmë diferencën me të. Me këtë jemi në rregull.  

Atëherë të ndërtojmë një fabule, tha Muli, që nuk ka rëndësi kë financon Sorosi, rëndësi ka kush ndërgjegjësohet .

Dhe këtu jemi kundër Lulit.

-Patjetër, tha Lelo. Ideja është që vetëm ata që janë financuar nga Sorosi e kuptojnë rrezikun e Sorosit, pasi detyrohen të bëjnë gjëra që nuk janë normale.

Dhe kush ka kurajo t’i kundërshtojë këto, natyrisht ka dhe kurajo të shkëputet nga Soorsi dhe të triumfojë.

Pra kjo letra e Doktorit është dëshmi se Doktori i ka ofruar dorën Sorosit, e ka futur dhe në qeveri dhe pastaj e ka njohur kush është, dhe e ka zbuar.

Ndryshe nga Luli që nuk distancohet akoma.

Lini një Përgjigje