Muli i shqetësuar nga një shkrim i Çim Pekës për Luciano Boçin

1 Maj 2023, 19:18Antena TEMA

Muli sot ishte shqetësuar nga një shkrim i Çim Pekës me titull “Luçiano Boçi është i dënuar të fitojë”.

-Po ça ka për t’u shqetësuar, tha Lelo? Pse e quan denim?

-Jo jo, se aq e kuptoj unë, tha Muli.

Por jam i shqetësuar se të njejtin titull ka bërë më 2021 për Lulin: “Lulzim Basha është i dënuar të fitojë si kryeministër”.

Tani kam dy shqetësime.

E para, se Luçiano do humbasë, dhe e dyta, se Doktori do ta nxjerrë armik që ka shitur zgjedhjet në Elbasan.

Apo çfarë ka atë Daminain përballë që të blen pa e patur mendjen.

Ilir Meta e di çka hequr me të në Vlorë më 2021, që i bleu gjithë LSI.

-Ah nuk e mbaj mend, tha Lelo, që e paska shkruar dhe për Lulin këtë.

-Po pra, kjo më shqetëson shumë, tha Muli.

-Pse ti thua që mund ta blejë Damiani, Luçianon?

-Damiani blen kë i del para, por kam frikë se mos nuk e blen, se e mund pa e blerë dhe Luçiano do marrë njollën që e ka shitur.

Pale sikur të iki me Lulin pastaj. Do të bëhet e qartë fare.

-Po mirë, tani ti ke dyshime që Çimi e do që do humbasë dhe ka gati planin që ta akuzojë që e ka shitur apo e ke thjesht si misticizëm, meqë i ka ndodhur një here?

-Jo jo, misticizëm e kam, tha Muli, Çimi, nuk shkon deri këtu.

Ai i bën konspiracion pas, jo përpara. Por mua më shqetëson koincidenca.

-Mos ça kokë, i tha Lelo. Të shikojmë anën pozitive të këtij skenari.

D.m.th e kemi gati një arsye po humbi.

Po fitoi e kemi gati dhe akuzën që donin ta blinin.

Ç’fat të ketë tani.

Lini një Përgjigje