Muli i shqetësuar nga përçarja në Partinë e Lirisë 

13 Prill 2024, 18:07Antena TEMA

Shpërthimi i sotëm i Ilir Metës e tronditi përsëri Mulin.

Në kulmin e aksionit opozitar, kur Foltorja po lëpinte plagët e luftës, shfaqet një tjetër krizë e madhe, ajo e Partisë së Lirisë. 

-Si do vejë ky hall, i tha Muli, Lelos? Dhe këtë kishim mangët tani. 

-E vështirë do jetë, tha Lelo.

Se ndryshe nga kriza jonë, që ishte mes babit e djalit, kjo është mes burrit e gruas.

Dhe këtu nuk dihet si ndahen palët.

Kush është me burrin e kush me gruan. 

Sipas një ndarje të parë, brenda familjes fiton Monika.

Brenda partisë po ashtu, por ai do të bëj parti të re.

Pastaj do fillojë beteja për selinë, për pronat ka shumë probleme. 

-Po Tit Vasili me kë të jetë vallë, tha Muli?  

-Me siguri që është me Monën, tha Lelo, por nuk shprehet se pret të mbarojë lufta e ta dijë me kë të bëhet. 

-Po Gimi i Puros? 

-Ai është me Metën, por nuk dihet a është Meta me të.

Kjo duhet parë. Se për shembull profesor Milua është e qartë që ka mbështetjen e Metës. 

-Po ne me kë të bëhemi, tha Muli? Se ky është hall më vete.

Me letra ne jemi me Ilir Metën, s’kemi si lëvizim. 

-Ne duhet të mbajmë qëndrim neutral, tha Lelo.

Monika po të dojë le të rikthejë LSI, ky të mbajë Partinë e Lirisë.

Ajo e majtë, ky i djathtë. Ne bëhemi me këtë për arsye idelogjike, ajo bëhet me Edi Ramën.

Ose të bëhet me Lulin po të dojë, por me ne s’ka punë. 

-Ke të drejt, tha Muli.

Vetëm i druhem atij 8 Janarit të LSI, se ata s’kanë as oborr, janë në anë të rrugës dhe kur të rrihen do bëhet rrëmujë gjithë Tirana. 

-S’ke çi bën, për të hequr është dhe ajo, tha Lelo.

Rëndësi ka ta kalojnë sa më shpejt.

Puna është që në këtë rast Meta humbet dhe Këshillin Bashkiakë të Tiranës, se ata janë me Monikën.

Dhe deputetët janë me Monikën. Iliri duhet t'ia nisë nga e para. 

-E vetmja mënyrë është ta mbyllin në shtëpi e të dalë çdo natë në ballkon, të organizojë partinë, tha Muli.

E vetmja skemë që funksionon tani për tani kjo është. 

Lini një Përgjigje