Pas replikës së Lulit ndaj Doktorit lidhur me Portin e Durrësit, Muli vendosi të konsultohej me Lelon, se çfarë mund të kishte ndodhur.
-Përse Luli reagoi vetëm për Durrësin, tha Muli.
Doktori nuk ka lënë gjë pa i thënë këto kohë.
-Është shenjë e keqe, tha Lelo.
Me sa duket do të përfshihet në fushatë.
Dhe Durrësin e ka simbol të fushatës.
-Po pse e ka simbol të fushatës?
-Po e ka, se Carën e quan kandidat të non gratës, dhe atë të PS e quan kandidat të no gratës së PS.
Kështu që e quan garë mes dy non gratave dhe do fusë të tretin vetë.
E ka si simbol të fushatës së tij kundër Berishës dhe Ramës.
D.m.th. vetëm në Durrës i plotësohet “Trekëndshi i Bermudës”.
-Po ky Cara më tha që e kam mirë me Lulin, tha Muli.
-Cara i ka vjedhur Lulit sloganin e Tiranës dhe mendon se i ka bërë qejfin Lulit.
Luli e ka pasur “Të parët qytetarët”, ky e ka “T’ia kthejmë Durrësin qytetarëve”.
Dhe meqë i ka marrë sloganin, do të tregojë që e ka mirë me Lulin.
Por kjo Lulin mund ta ketë mërzitur më shumë.
-Duhet të sajojmë një fabulë ta sfumojmë këtë gjë, tha Muli.
Se ne e akuzojmë që është bashkë tek Porti, ai na akuzon që jemi bashkë me Ramën tek të gjitha.
Bile dhe kjo studioja ligjore që bën kontratën e Portit, është studioja që ka mbrojtur Zenin në SHBA tek gjyqi me ata të Gërdecit.
-Epo atëherë paska dhe fakte, tha Lelo.
Unë thashë se kishte vetëm fantazi.
Ata paskan gjet dhe studio që mbron “non gratat”.
Qenkan kopila këta arabët.
Lini një Përgjigje