Emisioni i parë i Gridës në Top Channel e tronditi Mulin.
-Mua më kishin thënë vazhdimisht që Grida bën gafa të trasha, por ngaqë kanë qenë gafa intelektuale, nuk i kisha kuptuar ndonjëherë. Ato mbrëmë i kuptova dhe unë, i tha Muli, Lelos.
-Është e kuptueshme tha Lelo. Nuk është kollaj të kalosh nga ndërtimet në politikë, e pastaj nga politika në gazetari. Ja Ori për shembull, nuk ka probleme as kur është tek Përputhen, as tek PD, ku ka mospërputhje.
-O zotëri, e kupton ti që ajo tha “një pikë në ujin e gjatë”. Po këtë e kuptoj dhe unë. Ka ujë të pastër, të papastër, të thellë, të cekët, të kripur, të ëmbël, por ujë të gjatë s'kisha dëgjuar. Për kryeministër të gjatë dhe të shkurtër kam dëgjuar, por për ujë të gjatë e të shkurtër, herë e parë.
-Ishte pak e tensionuar se donte të bënte përshtypje tha Lelo. Por do rregullohet me kalimin e kohës. Ja për shembull, tani e mësoi që Top Channeli nuk është hapur më 93. Madje dhe Shijak Tv që eshtë hap i pari, ka nisur më 1995.
Nuk e përsërit më këtë gafë.
Dhe këtë ujin e gjatë me siguri nuk e përsërit më.
As atë shprehjen gjallesat e gjalla, nuk besoj se e thotë. E ka si për herë të parë.
-Çudi e madhe, tha Muli. Kur shante Doktorin nuk i mbahej goja fare, nuk ngatërrohej, aty doli si injorante. Po kjo Ori pse po kthehet se kjo është me Lul Bashën.
-Ky është problemi, tha Lelo. Kjo na dëmton shumë, pasi në opinion duket që ata që janë me Doktorin po dorëzojnë mandatet e po ikin se nuk ka shpresë, kurse këta që janë me Lulin po marrin mandatet. Kjo na dëmton. Një lë mandatin dhe shko merr rrogë të lartë në Top, tjetra lë rrogën e lartë e shkon tek grupi i Lulit. Kjo na vret shumë.
-Ça ti bësh, tha Muli. Kjo Grida ikën gjithnjë tek industria më fitimprurëse. Kur ishin pallatet, merrej me pallate, pastaj u bë politika, erdhi në politikë, tani është bërë biznes Tv, shkon aty. S'ke ç'i bën. Prurje e Lulit është. Nga ai e kemi peshqesh.
Lini një Përgjigje