Muli i shqetësuar nga vajza e presidentit Trump

16 Nëntor 2022, 20:45Antena TEMA

Vajza e presidentit Trump, Ivanka, paska dhënë një intervistë për shtypin amerikan, ku thotë se nuk e përkrah një kandidim të ri të babait të saj si president dhe nuk dëshiron të përfshihet më në politikë.

Ky lajm e mërziti Mulin.

Lelo, i cili kupton nga punët e SHBA, i bëri një shpjegim për ta qetësuar.

-Në SHBA politika nuk është si këtu, tha.

Vajzat atje janë egoiste.

Duan t’i zënë vendin babait, ndaj bëjnë gjeste të tilla.

Nuk ngjan me rastin e Doktorit.

Vajza e Doktorit nuk do t’i zërë vendin, ndaj të jesh i sigurtë se është gjithnjë me Doktorin.

-Jo, se kjo na prish punë, tha Muli, se na dnkurajohet Zeni, thonë njerëzit “ja fëmijët e Trumpit janë normalë, i thonë babait rri në shtëpi”.

Këta tanët e nxjerrin rrugëve.

-Nuk ka ngjashmëri, tha Lelo. Është tjetër zhvillim atje.

Atje Trumpi i ka punët keq me “Lul Bravat” e veta.

Ata që si ka dashur, kanë fituar, ata që ka dashur, i kanë humbur.

Pra Trumpi ka dalë keq.

Kurse Doktori i ka vënë para këta të Lulit.

Ndaj dhe nuk është situata njësoj.

-Po duhet ta sqarojmë ketë, tha Muli.

Të themi që ndryshe nga Trumpi, Doktori është fitues, kurse Trumpi është humbës.

-Jo, tha Lelo, se ashtu mërziten më shumë demokratët.

Është më mirë të shpallim armike vajzën e Trumpit, se sa Trumpin.

Se demokratët e dinë që ne mund të mos fitojmë, por së paku të fitojë Trumpi, se shpresojnë se do rehabilitojë Doktorin.

Po nuk fitoi Trumpi këtu bie zia fare.

Kështu që duhet të sulmojmë vetëm vajzën.

-Epo mire, tha Muli. Themi që është mikeshë e Evi Kokalarit dhe i ka rekrutuar lali Eri.

Kështu e heqim qafe atë budallaqen që na prish punë me këto deklaratat.

3 Komente

  1. d
    durrsak 24 karat

    Salen e boni non grata administrata e Trampit, qi ia la Bajdenit ta publikonte. Po fitoi Trampi, e rremben salen me komando dhe e çon ne guatanamo!

    1. 1
      1

      LELO i kupton keto gjera se ka dhe njohje ne shba se ne restorantin ku lante pjatat kujdestari sillte qenin e kongresmenit qe hante dreke

      1. z
        zalli

        Pak me lart se e ule poshte te lash pjata nuk eshte turp eshte pune ,po te marresh persiper te lash e shpelash saliun me gjithe ato krime qe ka ne kurriz,eshte 2here krim,thone se leku e karakteri nuk shkojne bashke.........si thua ti z,lelo

        Lini një Përgjigje