Muli i shqetësuar për dëmet e euros në biznesin e boronicave 

5 Gusht 2023, 20:12Antena TEMA

Muli lexoi sot tek Zeni.net se ulja e euros ka dëmtuar rëndë biznesin e boronicave.

Kjo, pasi ato janë mall për eksport dhe të ardhurat kanë rënë.

Pyeti Lelon se nga i kanë të dhënat gazetarët e Zeni.net për këtë lajm dhe ai i tha se i kanë nga Zeni.

Si gjithë ekspertuesit, dhe ai ka rënie të të ardhurave.

-Me sa di unë ai letra bën, nuk është se shet boronica, tha Muli. Nuk e kuptoj.

-Po dhe me letra ke humbje, tha Lelo, se bën konvertim të lekëve dhe bie interesi.

-E kuptova, tha Muli, ai po ankohet si kambist, jo si eksportues.

Duhet të bëjmë diçka patjetër.

Na duhet një arsye të sulmojmë këtë rënien e euros.

-Mendoj se duhet të mbajmë qëndrim politik.

Kemi thënë gjatë muajit maj se euro ra se ishin zgjedhjet dhe bliheshin vota.

Tani pas majit ajo ra dhe më shumë dhe nuk ka zgjedhje.

Atëherë shpjegimi është se pas zgjedhjeve Rama ka urdhëruar këta që kanë euro, që të vazhdojnë ta ulin kursin për të mbuluar blerjen e votave dhe për të dëmtuar Zenin, meqë i duhet të eksportojë boronica.

-Ke të drejtë, tha Muli.

I vetmi rrezIk është mos vijnë tatimet tek Zeni dhe i kërkojnë ku janë boronicat, dhe na hapin telashe.

Ndaj duhet të pyesim a duhet të protestojmë për boronicat apo jo.

Se do na thonë pastaj trusti i boronicave.

Lini një Përgjigje