Muli i shqetësuar për dështimin me protestën tek Irfani 

4 Shtator 2022, 20:42Antena TEMA

Muli sot thirri Lelon të analizonte efektin që pati aksioni opozitar për mbrojtjen e pishinave të Irfanit. Edhe pse PD e Doktorit u tregua e kujdesshme të mos i vinte gjoksin aksionit, beteja shikohej si një test për ilir Metën, i cili kishte premtuar se do ta thyente në mes Edi Ramën. 
Lelo kishte dyshimet e tij për kërcënimet e Metës qysh në fillim. 
-Është e rrezikshme të premtosh gjëra të forta, tha Lelo. Kam dyshimet e mija se Edi Rama këtë e bëri si test. Duke ditur lidhjen e fortë të Irfanit me Metën, ai e provokoi Metën tek pika e tij e dobët për të parë reagimin e tij. Dhe reagimi siç u pa, ishte qesharak. Përveç Tit Vasilit që u afrua rreth 15 metra afër fadromave, të tjerët nuk shkuan fare në Qerret. Kjo tregon se partia e tij është e papërgatitur fizikisht për ta thyer në mes qeverinë. 
-Sa mund të na ketë dëmtuar ne kjo tha Muli. 
-Nuk besoj se na ka dëmtuar tha Lelo. Ne nuk kemi premtuar se do rrahim fizikisht Edi Ramën. E kemi politikisht. Meta e ka fizikisht e ka personale si çun i pazarit të ri, ose si çun Skrapari. Sipas rastit. 
-E kuptoj tha Muli. Por si t'ia bëjmë të mos dëshpërohen demokratët se ata e panë që nuk bëme dot gjë. 
-Ka një zgjidhje tha Lelo. Do hapim fjalë se e ne e kuptuam që Rama na provokoi se donte të na konsumonte në një betejë para kërcënimit tonë të madh. Atëherë ne do tu themi se e kuptuam lojën e Ed Ramës dhe vendosëm ta fusim në kurth. Tashme nuk po provojmë forcën tek Irfani që ai të besoj se jemi të dobët dhe ta kapim në befasi kur të nisi revolucioni. 
-Nuk është ide e keqe tha Muli. Por kam frikë se do na mërzitet Irfani po e mori vesh dhe do na kthehet dhe ai kundër. 
-Ai s'ka ku të shkojë tani tha Lelo se i ka bërë armiq ata. Deri më tani e kishim me të lumtur. Tani duhet të na lutet  
-Më qetësove tha Muli. Se isha në stres çfarë tu thoshim demokratëve. 
 

Lini një Përgjigje