Muli i shqetësuar për kullën e Zenit në mes të Tiranës

6 Gusht 2023, 20:52Antena TEMA

Reagimet e shumta për kullën në mes të Tiranës që po e ndërton i punësuari si betonier i Zenit, e shqetësuan dhe Mulin.

Lelo po ashtu dukej i hutuar pak.

-Na prishi fushatën kjo puna e kullës, tha.

Duhet të gjejmë një zgjidhje.

-Puna e parë që duhet të bëjmë, është t’i heqim namin kullës, që është kulla e Zenit, se do t’i mbetet ky emër dhe hajt t’ia heqësh.

-Po si t'ia bëjmë, tha Lelo? T’i gjejmë emër tjetër?

-Nuk është puna thjesht tek emri.

Duhet t’i themi Sandrit apo Gimes t’i thonë Ramës që të shpallë këtë si kullën që simbolizon lirinë e shqiptarëve, që është përmendorja më e madhe që ndërtuesit i bëjnë këtë vendi.

Në këtë kuadër është mirë ta quajë “Kulla e Lirisë”.

-Po ca fituam ne, tha Lelo?

Nga kulla e Zenit tek “Kulla e Lirisë” është e njëjta gjë.

Brenda familjes është.

-Ah dreqin, tha Muli. S’më shkoi mendja ngaqë i flas Teta Lili asaj.

Ja të pyes këtë Dash Shehin, se ky ka ide në këto raste.

E mori Dashin dhe ja shpjegoi këtë sikletin me emrin e kullës dhe frika mos do t’i mbetej kulla e Zenit.

-Ça me të thonë Dashi ty.

Këtu Ed Rama hoqi dy viza në një pallat jeshil dhe i ngeli pallati me shigjeta.

Edhe pas 20 vjetësh kanë me shku letrat në adresë: Merr Gimja i Redbullit, Kulla e Zenit Tironë.

Lini një Përgjigje