Turneu i Doktorit në Shkodër u shoqërua me lajthitje të forta të tij.
Lajthitja e parë ishte duke takuar banorët e zonës së përmbytur.
I dha dorën të parit.
-Tu rrit nera, i tha banori. Kur ke kanë ti kishte lezet përmbytja. I tash krejt zi.
-Kjo është qeveri e krimit. E ka mendjen të vjedhë, të vjedhë, të vjedhë.
Po derdh ujin kot se nuk do me prodhu energji elektrike, se do ta blejë me lekë, të vjedhë...
Pastaj banori i radhës.
-Ku je ta marrsha, na ka marr malli.
Prej kur ke ik ti u bën dhjet vjet mirë që ra kjo përmbytje me të pa.
Ka pas lezet kur ke kan ti, kishim përmbytje për çdo vit e takoheshim.
-Kjo është qeveri e krimit. E ka mendjen të vjedhë, të vjedhë, të vjedhë.
Po derdh ujin kot se nuk do me prodhu energji elektrike, se do ta blejë me lekë të vjedhë...
Pastaj befas zgjat dorën dhe shikon që ishte ushtar njeriu që i dha dorën.
Ngre kokën dhe pa ushtarët e rreshtuar që po ndihmonin banorët.
Nuk foli. Sapo mbaruan ushtarët, i dha dorën një civili në fund.
-Kjo qeveri e ka mendjen vetëm të vjedhë, i tha.
-Po mor ta marrsha, i tha banori.
Na ka dërgu i kta ushtarë me na ndihmu këtu që vet të vjedhin në Tiranë.
Në vend se me ardh vet këtu e me ndenj ushtarët në Tiranë, kanë bë të kundërtën Ke të drejtë.
Episodi i dytë ishte me drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës, të cilëve filloi t’u flasë për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur këto dhjetë vite në turizën në Shkodër dhe si është bërë lumi i Shalës një pikë e turizmit në Shkodër.
-Dhe të gjitha këto janë bërë falë nesh, përfundoi.
-Si e shpjegon ti, i tha Muli, Lelos? Pse u rëndua papritur? Ky ishte mirë.
-Shiko. Ka një shpjegim, tha Lelo. Shkodra është i vetmi vend që kemi qenë gjithmonë në pushtet.
Dhe ai ndoshta ka folur si kryetari i një partie që është në pushtet.
-D.m.th ti thua që nuk ishte lajthitje, por Doktori i ka thënë me vetëdije ato gjëra aty?
-Unë mendoj se i ka thënë me vetëdije, tha Lelo.
Ka dashur t’u japë zemër demokratëve dhe t’u tregojë që ata janë në pushtet.
Dhe demokratët e besojnë po e tha ai, pavarësisht se nuk janë.
Lini një Përgjigje