Sot, ndërsa Luli vazhdonte kuvendin e tij, Doktori postoi një foto të vet me Ibrahim Rugovën më 1991.
Muli e pa i shqetësuar dhe thirri Lelon.
-Di gjë ti pse e ka postuar këtë?
Çfarë domethënie mund të ketë për demokratët sot që Luli po bën Kuvendin?
-Nuk e di, tha Lelo. Nuk di si ta shpjegoj.
Ndoshta kur ka parë Lulin, i është kujtuar Kosova nga ku e mori dhe ka thënë me vete, “a ç’më bëre o Ibrahim Rugova!”
-Po nuk ja ka dhënë Rugova atë, tha Muli. S’ka lidhje.
-E di, por meqë vet e ka lavdëruar që Luli ka bërë gjyqin e Milosheviçit dhe ka ndihmuar Rugovën që student, i është fanepsur ai.
-Kam frikë se mendon që Luli është popullor në Kosovë dhe ka dashur t’u çojë mesazh se ai ka qenë mik me Rugovën.
-Po të jetë për atë, me Lulin ka qenë më gjatë, se me Rugovën mik, por tani e ka armik.
Dhe Rugovën e ka pas armik më gjatë se Lulin.
-Nuk e di, tha Muli, por më turbulloi kjo foto.
Se dhe kur kam qenë atëherë në UDB në Prizren, më pyetën për Rugovën.
S’mu nda ky njeri dhe pas vdekjes.
-Unë këmbëngul se e vetmja gjë që i ka ngel në mendje nga Luli është që e mori nga Kosova ndaj i kujtohet Rugova, tha Lelo.
Ndoshta është instiktive. Dhe mosha bën të vetën.
Shumë gjëra në atë moshë njerëzit i bëjnë në mënyrë të pavullnetshme.
Lini një Përgjigje