Muli i shqetësuar për pushtimin e Kryeministrisë më 12 nëntor 

29 Tetor 2022, 19:01Antena TEMA

Pas deklaratës së Palokës se më 12 nëntor do marrin Kryeministrinë, Muli u shqetësua pak.

Thirri Lelon se si mund ta korrigjojnë pak, pasi mund të krijohen probleme.

-Fillimisht duhet të analizojmë çfarë probleme mund të krijohen, tha Lelo.

-Problemi i parë është se mund të mos e marrim, tha Muli, dhe kjo nuk tingëllon serioze.

-Po nuk e morëm e ka fajin Paloka, tha Lelo. Po e morëm është merita jonë.

Pse duhet të vrasim mendje për këtë. Kush është problemi tjetër?

-Problemi tjetër është sikur t’i pëlqejë Doktorit që duhet ta marrim.

Dhe mund të më caktoj mua këtë punë.

Por kjo do krijojë problem, pasi do më thonë njerëzit ti nuk more dot selinë e Lulit më 8 janar jo të marrësh të Ramës më 12 nëntor.

-Ky po është problem, tha Lelo. Këtu ta qaj hallin.

Unë mund të shkruaj një poezi për ty pastaj “Silueta e Mulit”.

Mes të tjerash do të shkruaj:

Zgjatet hija e tij mbi muret e qeverisë, 

Si hija e Gjallicës mbi liqenin e Fierzës kokëposhtë

Dhe ai çuditet pse të gjithë e shikojnë kokëposhtë 

kur ai është në majë...

Dhe përpiqet të ngjitet më lart 

Dhe aq më thell i shfaqet hija e tij..

Diçka të tillë d.m.th.

-Kur do ta shkruash këtë, para apo pas 12 nëntorit?

-Normalisht pas, nëse të ndodh ndonjë gjë e keqe, i tha Lelo.

-Po si t’ia bëjmë që të mos ndodhë ndonjë gjë e keqe, tha Muli. Për këtë të kam thirrur.

-Atëherë e shkruaj para, tha Lelo, por po e shkruajta Doktori të heq deri më 12, se nuk duron dot që të bëhen poezi dhe për atë, dhe për ty.

Zgjidh e merr, ose i përjetshëm në vjershat e mija, ose kokulur aty ku je.

-Nuk jam keq dhe këtu, tha Muli.

Mos më fut në vjersha njëherë për njëherë.

2 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    " Mos me fut ne vjersha njehere per njehere"-the Muli. Perla e javes. Po iku Muli per lesh, Lelo do shkkruaj "Elegji per Mulin"..tribun liberatorin..Sa kam qesh...

    1. V
      Vleshte

      Cfare te marre Paloka! Paloke Sala nuk moren dote PD ne Janar, dhe Luli ishte ne zyre! Pa police e pa garde. Jo me Qeverine. Kujtojne se eshte FN. Por pjesemarresit te kene kujdes. Sepse idea e te marrit qe u perdoren cadre e stilolapsa nga demostruesit, I ka ngel ne koke urdheruesit, sot nongrat, si ide brilante. Prandaj kujdes milet! Paloka I pari te beje kujdes!

      Lini një Përgjigje